Home Aktualitet Jep doreheqjen kreu i OSHEE, Arben Seferaj. E zevendeson Adrian Çela

Jep doreheqjen kreu i OSHEE, Arben Seferaj. E zevendeson Adrian Çela

812
0

arben-seferaj-adrian-celaAdministratori i Përgjithshëm i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Arben Seferaj ka dhënë dorëheqjen. Në një njoftim nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë theksohet se Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në mbledhjen e sotme pranoi dorëheqjen e Administratorit të Përgjithshëm Arben Seferaj.

Sipas njoftimit të MEI, Seferaj paraqiti dorëheqjen për arsye personale të cilat kushtëzojnë angazhimin e tij të mëtejshëm në krye të kompanisë.

Pas pranimit të dorëheqjes, Këshilli Mbikqyrës miratoi zgjedhjen e Adrian Çela në funksionin e Administratorit të Përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Çela deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Qendror Teknik. Në 18 tetor të viti 2013, Enti Rregullator i Energjisë emëroi Arben Seferaj administrator të operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë.

Seferi ka punuar në fund të viteve 2000 si drejtor i Punëve publike në Bashkinë e Tiranës kur ajo drejtohej nga kryeministri aktual Edi Rama. Seferi pasonte në këtë post, Sait Dollapin i cili dhe ky dha dorëheqjen.

Ndryshimet në këtë operator mbërrijnë në një kohë kur në vend ka prej disa ditësh një operacion masiv kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Në këtë aksion, OSHEE mbështetet nga Policia e Shtetit dhe nga struktura të tjera të qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here