Home Lifestyle Ja se si Silvio Berluskoni financohej nga “Cosa Nostra”

Ja se si Silvio Berluskoni financohej nga “Cosa Nostra”

380
0

Bëhet fjale për dhjetëra miliarda lireta. Një shumë parash që në vitet 70-të përbënte një thesar të vërtetë, baras me dhjetëra miliona euro të sotme. Ky ishte investimi që një grup mafiozësh palermitane ja pati besuar asokohe Silvio Berluskonit: Para që e kishin origjinën nga trafiku i drogës, përmes të cilit lëviznin valixhe të tëra me heroinë dhe dollarë nga Siçilia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në rreshtin e parë të këtij operacioni, ishte Stefano Bontate, “princi i Vilagracias”, kumbari më i pasur i gardës së vjetër që frekuentonte sallonet e Palermos aristokratë dhe lozhat masonike, duke vendosur edhe për fatet e politikes lokale. Bashke me të, një “bord” bosësh të tjerë i dhanë pako të tëra miliona liretash themeluesit të kompanisë së ndërtimit Edilnord.Këta bosë u shfarosën gjatë luftës së pamëshirshme që ndërmorën killerat korleonezë të Toto Riinës në fillim të viteve ‘80-të. Të gjithë të vdekur, përveç njërit. Të paktën sipas deklaratave me të fundit të Xhovani Bruskës: Një prej financuesve të supozuar të Berluskonit është ende gjallë. Është i lirë, sepse i ra shansi të jetë mafiozi i vetëm që përfitoi nga rishikimi i të famshmit “maksi-proces” kundër mafias. Emri që Bruska shënoi në hetimet e 25 nëntorit të kaluar, figuron të jetë ai i Xhovanelo Grekos, një i mbijetuar: Pasi shpëtoi nga vrasësit korleonezë ia mbathi për në Spanjë, u arrestua 16 vite më vonë dhe pastaj fitoi lirinë falë rishikimit të dënimit përfundimtar.Çështja e kapitaleve mafioze që mbërritën deri tek Kavalieri në vitet 1970, është objekt i hetimeve prej të paktën 15 vitesh, por pa u arritur kurrë të gjendet një fakt mbi përgjegjësitë e Berluskonit. Kanë folur një duzinë dëshmitarësh dhe bashkëpunëtorësh të drejtësisë, me mbështetjen e ekzaminimeve të gjata bankare për të rindërtuar origjinën e parave që i mundësuan kryeministrit aktual të krijojë perandorinë e tij ekonomike.Sipas hipotezave të akuzës, pika e referimit të këtij operacioni ka qenë Marcelo del’Utri, një menaxher palermitan që u vendos në Veri në vitin 1974. “Paratë, – thonë disa dëshmitarë – paskëshin qenë të nevojshme për të shmangur një krizë mungese të hollash me të cilen po përballej kompania e Berluskonit, duke i mundësuar përfundimin e disa veprimtarive në sektorin e ndërtimit, dhe nisjen e aventurës televizive me blerjen e filmave për kanalet e para televizive që u destinuan me pas për të formuar grupin Fininvest. Berluskoni ishte shënuar në listën e të hetuarve për pastrim parash, por pozicioni i tij më vonë u arkivua. Ndërsa Del’Utri u dënua edhe në gjykatën e Apelit, nën akuzën e bashkëpunimit me mafian. Në arsyetimin e dënimit nga gjykata, flitet për një takim të kryer në Milano, ku Berluskoni i pati kërkuar Bontates mbrojtje për vetën dhe familjen.Pikërisht në kontekstin e mësipërm hyjnë në lojë pohimet e reja të Xhovani Bruskës, një prej kapove të mëdhenj të Koza Nostrës në Palermo, i cili së bashku me Toto Riinën udhëhoqi sulmin kundër shtetit në vitet 1992-93: Njeriu që shtypi telekomandën e bombës së Kapaçit kundër Xhovani Falkones dhe urdhëroi vrasjen e vogëlushit Xhuzepe Di Mateo, për të lëshuar një sinjal të llahtarshëm vdekjeje ndaj të penduarve që guxonin të flisnin. Që nga shtatori i kaluar, pasi u akuzua edhe për pastrim parash dhe tentative shantazhi, Bruska po i furnizon gjykatësit e Palermos me një bashkëpunim të ri. Një zgjedhje e detyruar kjo, pasi mikropërgjuesit zbuluan sesi gjatë leje-daljeve nga burgu, bosi vazhdonte të menaxhonte pasuri të fshehta dhe të merrej me shantazhe e kërcënime. E sidomos, pasi u zbulua se u kishte mbajtur fshehur hetuesve emra të rëndësishëm.Në vitin 1996, në momentin e arrestimit Bruska beri një seri deklaratash false, të qëllimshme për të denigruar e delegjimituar gjykatës e politikanë të së majtës. Por shpejt iu çorr maska dhe vendosi të flasë për krejt sezonin e masakrave, duke pranuar përgjegjësitë e veta dhe duke përshkruar edhe negociatat e para mes Koza Nostrës dhe institucioneve të shtetit në verën e 1992-it. Por pas 14 vitesh u zbulua se si ai kishte ruajtur për vetë shumë njohje dhe lidhje të vjetra. Duke nisur nga historia e thesarit të supozuar mafioz që iu besua Berluskonit.Rrëfimi, i hedhur e zezë mbi të bardhë gjatë muajve të fundit, sipas hetuesve është i rëndësishem sepse përshkruan në detaje të gjitha tentativat nga ana e bosëve për të rikuperuar kapitalet e dorëzuara biznesmenit milanez. Bruska pretendon se çdo vit, Berluskoni u kthente financuesve siçilianë 600 milionë lireta. Pastaj lufta korleonezë në vitet 1981-82 e shfarosi Bontaten dhe grupin e tij, duke bërë që marrëdhëniet të ndërpriten. Për këtë qëllim, në vitin 1986 u urdhërua një atentat kundër banesës së Berluskonit, në mënyrë që t’i kujtonin atij detyrimet e vjetra. Një paralajmërim ky që u krye pa dijeninë e Riinës, i cili ishte tërbuar nga ky gjest dhe që nga ai moment e tutje, e mori përsonalisht në dorë kontrollin e marrëdhënieve me kryeministrin e ardhshëm, duke e menaxhuar vetë dorëzimin e 600 milionë liretave vjetore. Ishte ky hapi i parë drejt një marrëveshjeje më të gjerë, sipas fjalëve të Bruskës, që në verën e vitit 1992 e afroi Del’Utrin dhe partinë e sapolindur “Forza Italia”, drejt një pakti me kupolën e Koza Nostrës.Sot Xhovani Bruska ka dhënë rrëfime të reja për bosët të cilët në vitet 70-të investuan për Kavalierin. Mes tyre ishte edhe Pietro Markeze, i vrarë në burg në vitin 1982. E mbi të gjithë ishte Xhovanelo Greko, më i besuari i Bontatës, i akuzuar si autor i shumë vrasjeve: Një prej njerëzve të paktë të kumbarit palermitan, që i mbijetoi kasaphanës korleoneze. Bruska rrëfen sesi Greko ja doli t’i zërë ngushtë vrasësit e Riinës me një aksion të befasishëm: Ai ja behu në banesën e mafiozit Gaetano Cina, mik i Del‘Utrit, që asokohe ishte aleat i korleonezëve. “Xhovanelo Greko del nga vendi ku ishte fshehur dhe i bën një surprizë këtij Cinës, për t’i marre paratë”. Cina, sipas Bruskës, është njeriu që në atë kohe mund të lidhej direkt me krahun e djathtë të Berluskonit. Dhe që përmes këtij kanali, ia doli të përfitonte kuotën e tij të investimit.Deri tani asnjë bashkëpunetor nuk kishte folur për rrugën e kthimit që përshkonin paratë. Përkundrazi, shumë të penduar kanë përshkruar zemërimin e mafiozëve palermitanë, të cilët kërkonin të mësonin se ku kishin përfunduar miliardat e mbledhura nga i ndjeri Bontate për llogari të familjeve të tjera. Sepse shumë të paktë ishin ata që e njihnin hartën e thesarit. Dhe Bruska sot pretendon se Xhovanelo Greko është njëri prej atyre që e dinin këtë hartë. E për këtë motiv, kishte arkëtuar edhe frutin e investimit të tij milanez.I arratisur nga Siçilia pas vrasjes së shefit të tij në mafia, Xhovanelo Greko është akuzuar së ka qene njëri prej vrasësve të skuadrës së Çiakulit (Çiaculli, fshat pranë Palermos), e cila tentoi më kot t’ua priste hovin shfarosësve korleonezë. Pas 16 vitesh në fshehje, policia e zbuloi në ishullin spanjoll Ibiza. Por procedura e ekstradimit u pengua në njëmijë e një mënyra, derisa në vitin 2000 Greko bën të ditur së “është gati të flasë me gjykatësit italianë” për t’u mbrojtur nga akuzat dhe pranuar transferimin në Itali. Në një intervistë, ky i shumëakuzuar si killer siguroneë se nuk dinte asgjë për negociatat e fshehta të shtetit me mafian, dhe donte të mbrohej ne proceset për vrasje që ishin hapur në Palermo. Një vit më pas, vjen surpriza: Gaetano Grado zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë. Grado është një tjetër aleat i Bontates, që sipas dëshmive të të penduarve, frekuentonte vilen Arkore të Berluskonit. Në dëshmitë e tij, Grado vetëakuzohej për të vetmen tentative vrasjeje për të cilën Greko që dënuar gjatë maksi-procesit. Mbi këtë baze, Greko u çlirua nga dënimi me anë të një akti të gjykatës së Apelit të Katanias.Pasi ka kryer edhe një tjetër dënim për bashkëpunim mafioz, sot Xhovanelo Greko është i lire dhe jeton larg Siçilisë, bashkë me të shoqen dhe vajzat. Ja një romancë kriminale me fund të lumtur. Por kësaj romance, nëse fjalët e Bruskës verifikohen, mund t’i shtohet një kapitull i errët, lidhur me paratë e investuara në biznesin e Berluskonit, që u rikthyen bashkë me fitimet; një histori që mund të ofrojë indicie të reja hetimore dhe mund t’i japë impuls të ri hapjes së hetimeve për pastrim parash ndaj Kavalierit.
Kush është Xhovani Bruska
Xhovani Bruska, 54 vjeç, është përgjegjësi i veprave kriminale të paprecedenta. Ai ka deklaruar fajësinë për urdhërimin ose ekzekutimin e vrasjes së mbi 150 personave. Ne vitin 1992 ishte ai që shtypi telekomandën e bombës që vrau prokurorin Xhovani Falkone, të shoqen dhe tre agjentë policie. Pastaj urdhëroi pengmarrjen dhe vrasjen e Xhuzepe Di Mateos, djalit 13 vjeçar të një të penduari.

Në Itali veprojnë katër grupe mafioze, ja si janë organizuar

Si funksionon mafia italiane

Një përshkrim i shpejtë i termave, të shfrytëzuar nga mafia, mund të ndihmojë në shpjegimin e saj se çfarë mendojmë ne kur flasim për “bashkekzistencën paqësore” mes shtetit dhe kriminalitetit të organizuar, për të kuptuar më mirë se çfarë është duke ndodhur në Italinë e Silvio Berluskonit.
Mafia: Ekzistojnë katër mafie të ndryshme, të cilat kontrollojnë territorin dhe aktivitetet e biznesit në katër rajone jugore të Italisë: Cosa Nostra në Sicili, Camorra në Campania, Ndrangheta në Kalabri dhe Sacra Corona në Unita në Puglia. Këto organizata nuk kanë investime vetëm në Evropë, por edhe në pjesët tjera të botës. Bashkekzistenca: Kjo shprehje për herë të parë është përdorur para disa viteve nga Pietro Lunardi, atëbotë ministër për punë publike në qeverinë Berlusconi, e cila qeverisi nga viti 2001 deri në vitin 2005. Koncepti i bashkekzistencës me mafien është ai për të cilën shkruan Roberto Saviano, kur thotë se betoni dhe sektori i ndërtimtarisë janë aktivitetet më të rëndësishme ligjore të bosëve të mafisë. Mafia e bardhë: Kjo frazë nënkupton spektrin e gjerë të aktiviteteve kriminale të mafias gjatë të cilit nuk shfrytëzohet domosdo dhuna fizike – me një fjalë, krimi i bardhë. Pasi që këto aktivitete në shikim të parë janë të padukshme, ato nuk krijojnë ndonjë alarm të madh social. Pizzo, apo paratë për mbrojtje: Nëse ju, si biznesmen apo shitës, Prona e konfiskuar e mafiozëve është shfrytëzuar për ndihma sociale. Por, ndryshimet ligjore mund të nënkuptojnë që kriminelëve t’u kthehet pasuria e tyre. Me amendamentin kundërthënës, të miratuar së fundi nga Senati i Italisë, pasuria e mafiozëve nuk do t’u jepet organizatave sociale, por do të shitet në ankand publik. Kjo do të thotë se mafiozët do të jenë në gjendje të rikthejnë pasurinë e tyre me ndihmën e personave të tretë. prodhoni mirëqenie, ju duhet të ndani përfitimin tuaj me ne. Me fjalë tjera, duhet të na paguani njëlloj tatimi territorial. Nëse nuk paguani, atëherë rrezikoni biznesin dhe jetën tuaj.Dhuna nuk është gjithmonë domosdo e nevojshme. Viktimat e zhvatjes janë të obliguara të bëjnë mafiozët lokalë bashkëpronarë të bizneseve, e ata në fund mund të dëbohen nga biznesi i tyre nga ana e “partnerit të ri”. Nga ky shpjegim i shkurtër mund të shini se “mafia e bardhë”- me ndihmën e shfrytëzimit të fondeve të pakufizuara dhe me ushtrimin e trysnisë – mund të ndryshojë rregullat e garës së lirë në ekonominë e tregut. Një ndërmarrës, i cili është edhe anëtar i mafisë, nuk ka kurrë problemesh me fonde. E tëra që duhet të bëjë ai është të shesë kokainën, përderisa biznesmenët e ndershëm janë të detyruar të hyjnë në borxh nëpër banka dhe të paguajnë nivelin e interesit. Dhe, pasi të infiltrohen në aktivitetet legale, mafiozët vendosin lidhje të privilegjuara me institucionet politike dhe financiare, duke ushtruar ndikim ndaj tyre me mjete të ligjshme dhe të paligjshme, duke korruptuar apo kërcënuar.Vetëm pas vrasjes së Giovanni Falcones në vitin 1992, shteti italian miratoi disa masa kufizuese për shefat e mafisë, për të ndryshuar kushtet për bosët e mafisë nëpër burgjet në Itali. Deri në atë vit, të jesh në burg për një bos të mafisë nënkuptonte si të qëndronte në ndonjë hotel, prej nga ata ishin në gjendje të ushtronin edhe më tutje pushtetin e tyre ekzekutiv. Por, atë që bosët e mafies- së nuk kanë arritur ta gëlltisin kurrë ishte humbja e miliarda eurove, të cilat i kishin akumuluar gjatë viteve. Falë mençurisë së dy personave – priftit të jashtëzakonshëm nga Torino, Atit Luigi Ciotti dhe Giancarlo Casellit, ish-prokurorit publik në Palermo – disa nga fondet dhe pronat, të konfiskuara nga mafia që nga viti 1996, janë alokuar për shfrytëzim social. Nëse vila e ndonjë udhëheqësi famëkeq të Camorras shndërrohej në librari apo shkollë për infermiere, ishte ky një leksion etik për popullatën lokale të kontrolluar nga mentaliteti i mafisë. Ishte kjo një ftesë për liri. Në gjithë Italinë, Libera, një asociacion i formuar nga Ciotti në vitin 1995, kryeson trustet e tokave të krijuara nga pronat e konfiskuara të bosëve të mafies. Përkundër faktit se këto truste shpesh janë kërcënuar dhe sulmuar, ato ofrojnë një model të luftës sociale kundër mafisë. Por, tani, me amendamentin kundërthënës të miratuar së fundi nga Senati i Italisë, pasuria e mafiozëve nuk do t’u jepet më organizatave sociale, por do të shitet në ankand publik. Kjo do të thotë se mafiozët do të jenë në gjendje të rikthejnë pasurinë e tyre me ndihmën e personave të tretë.
Italia e Silvio Berlusconit po vëzhgohet me kujdes, me ç’rast vëmendje e konsiderueshme po u kushtohet aksioneve të policisë dhe arrestimeve të fundit të bosëve të mafisë, siç ishte arrestimi i Gianni Nicchit. Ne anën tjetër, qeveria po ua kthen fuqinë financiare bosëve të mafisë. Kjo atëherë qartëson kuptimin e termit “bashkekzistencë paqësore” me mafien: e kthen me dorën e majtë atë që e merr me dorën e djathtë.

 

Previous articleTopi:8 Maji t’i jap fund eksperimentit politik, kandidatët pa identitet
Next articleDisa këshilla se si ta shmangni stresin në punë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here