Një jetë pa probleme zemre nuk vjen vetëm nga kontrolli i zakonshëm i masave standarde si presioni i gjakut dhe kolesteroli. Të mbahen në kontroll këto elementë është shumë e rëndësishme për të mbajtur mirë zemrën, por ka dhe disa faktorë surprizë që mund t’u ndihmojnë të keni një jetë të shëndetshme. Sipas të dhënave të Shoqatës Amerikane të Zemrës, një në tre vdekje shkaktohet nga sëmundjet kardiovaskulare. Janë disa faktorë që duhen mbajtur parasysh në jetën e përditshme, në mënyrë që të dihet çfarë dëmi shkaktojnë dhe si të parandalohet ai. Të pasionuarit pas pijes mund të mërziten, por shkenca është e vendosur në këtë pikë. “Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës alkoli nuk ju duhet në kabinetin e ilaçeve; nëse s’keni problemi me zemrën atëherë alkoli s’është mënyra e duhur për të reduktuar rezikun”, thotë Jonathan Whiteson, drejtor i Programit të Rehabilitimit Kardiovaskular në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Gjithsesi dy gota në ditë për meshkujt dhe një për femrat është e lejueshëm. Disa ekspertë thonë se përdorimi i tepërt i dietave që kanë përmbajtje me produkte të kripura mund të vërë në rrezik zemrën tonë. Sipas një raporti të Buletinit të Mjekësisë së Nju England nëse njerëzit e reduktojnë sasinë e kripës që marrin me 3 gram ata mund ta ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ataku, e madje vdekshmërinë nga çdo lloj shkaku. Sasia mesatare e kripës që duhet të marrin në ditë meshkujt është 10.4 gramë, ndërkohë që fermat mund të marrin 7.3 gramë në ditë. Pijet e ëmbla e me gaz dhe lëngjet e frutave zakonisht kanë sasi të larta sheqeri. Një kanaçe pijeje me ngjyrë me gaz mund t’u japë sasi të larta sheqeri nëse i konsumoni ditë për ditë. Përveç faktit se kështu mund të shtoni shumë kollaj në peshë dhe t’i bëni keq metabolizmit tuaj duhet pasur parasysh se kjo kontribuon dhe në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Femrat mund të marrin rreth 100 kalori sheqeri të shtuar në ditë ndërkohë që meshkujt mund të shkojnë deri tek 150 kalori. Fleksibiliteti mund të jetë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Të rriturit mbi moshën 40 që ishin më të zhdërvjellët kishin 30 % më pak ngurtësi në arterie se sa ata persona që ishin më pak aktive, në një studim të kohëve të fundit në Japoni. Një qëndrim shtrirë për 10-15 minuta në ditë mund të mbajnë arteriet e lakueshme, mund të realizoni elasticitetin e muskujve dhe indeve që i rrethojnë ato. Provoni disa lëvizje të buta joga për të përmirësuar fleksibilitetin tuaj.
Kujdes alkolin
Të pasionuarit pas pijes mund të mërziten, por shkenca është e vendosur në këtë pikë. “Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës alkoli nuk ju duhet në kabinetin e ilaçeve; nëse s’keni problemi me zemrën atëherë alkoli s’është mënyra e duhur për të reduktuar rezikun”, thotë Jonathan Ëhiteson, drejtor i Programit të Rehabilitimit Kardiovaskular në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Gjithsesi dy gota në ditë për meshkujt dhe një për femrat është e lejueshëm.
Kujdes kripën
Disa ekspertë thonë se përdorimi i tepërt i dietave që kanë përmbajtje me produkte të kripura mund të vërë në rrezik zemrën tonë. Sipas një raporti të Buletinit të Mjekësisë së Nju England nëse njerëzit e reduktojnë sasinë e kripës që marrin me 3 gram ata mund ta ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ataku, e madje vdekshmërinë nga çdo lloj shkaku. Sasia mesatare e kripës që duhet të marrin në ditë meshkujt është 10.4 gramë, ndërkohë që fermat mund të marrin 7.3 gramë në ditë.
Sheqeri
Pijet e ëmbla e me gaz dhe lëngjet e frutave zakonisht kanë sasi të larta sheqeri. Një kanaçe pijeje me ngjyrë me gaz mund t’u japë sasi të larta sheqeri nëse i konsumoni ditë për ditë. Përveç faktit se kështu mund të shtoni shumë kollaj në peshë dhe t’i bëni keq metabolizmit tuaj duhet pasur parasysh se kjo kontribuon dhe në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Femrat mund të marrin rreth 100 kalori sheqeri të shtuar në ditë ndërkohë që meshkujt mund të shkojnë deri tek 150 kalori.
Aktivitetet
Fleksibiliteti mund të jetë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Të rriturit mbi moshën 40 që ishin më të zhdërvjellët kishin 30 % më pak ngurtësi në arterie se sa ata persona që ishin më pak aktive, në një studim të kohëve të fundit në Japoni. Një qëndrim shtrirë për 10-15 minuta në ditë mund të mbajnë arteriet e lakueshme, mund të realizoni elasticitetin e muskujve dhe indeve që i rrethojnë ato. Provoni disa lëvizje të buta joga për të përmirësuar fleksibilitetin tuaj.
Orët e gjumit për natë
Bota duket sikur po përdor gjithnjë e më shumë kafeinën për të qëndruar zgjuar, për punë ose për argëtim. Sipas studimeve, orët e pakta të gjumit mund të shkaktojnë implikime për zemrën. Ata që nuk flenë aq orë gjumi sa janë të mjaftueshme, pesë orë ose më pak në natë janë më të predispozuar ndaj rrezikut për të pasur sëmundje koronare në krahasim me ata që flenë tetë orë në natë. Nëse flini tetë orë në natë atëherë jeni më të sigurt se s’do të keni sëmundje zemre.
Ushtrimet
Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë.
Seksi
Kjo mund t’u tërheqë vëmendjen. Sipas shkencëtarëve performanca e jetës seksuale ka gjithashtu lidhje me problemet me zemrën. Njerëzit që kanë një jetë të varfër seksuale kanë më shumë mundësi të kenë probleme me zemrën. Sipas Buletinit Amerikan të Kardiologjisë, meshkujt që kishin raporte seksuale një herë në muaj ose më pak kanë 45 përqind më shumë mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës se meshkujt që kanë raporte seksuale të paktën dy herë në javë.
Mos pini duhan!
Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.
Sheqeri në gjak
Njerëzit që konsumojnë më shumë se 74 g fruktozë në ditë (janë 87 % më të predispozuar për të pasur ngritje të theksuar të presionit të gjakut sesa ata që konsumojnë më pak, përfundime të nxjerra nga një studim i ditëve të fundit. Hulumtuesit besojnë se fruktoza e tepërt mund të reduktojë prodhimin e oksidit nitrik, një gaz që ndihmon në enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen. Pini ujë mineral në vend të sodës, apo hani rrush të freskët në vend të rrushit të thatë.
Kujdes nivelin e lartë të proteinës
Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër.
Ruani peshën normale
Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.
Indeksi i masës trupore
Pesha juaj është shumë e rëndësishme, por duhet të llogaritet gjithnjë në raport me gjatësinë tuaj. Indeksi i masës trupore matet duke u bazuar tek dy shifra. Sa më e lartë të jetë masa trupore aq më i madh është rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Gjithsesi ajo që duket me sy nuk është gjithnjë e saktë. Një person që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shumë muskuj mund të ketë masë trupore të lartë. Pesha e tepërt ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, mëlçinë etj.
Presioni i gjakut
Presioni i gjakut është element kritike për shëndetin. Një pjesë e madhe e njerëzve në botë vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Problemi është se presioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma të ndryshme dhe një person mund të jetojë me hipertensionin pa e ditur. Përgjatë rrugës tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë organet dhe të shkaktojë shumë probleme. Dietat dhe përzgjedhja e ushqimeve janë shumë të rëndësishme për të ulur presionin e gjakut dhe për t’u kujdesur në kohë për sëmundjet e zemrës.
Kolesteroli
Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak. Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të humbur..