Kourtney Kardashian mahnit ne Kane me format teper seksi
Kourtney Kardashian vazhdon të qendrojë në Kanë, ku po pushon me të dashurin e saj të ri, që është plot 14 vjet më i vogël se ajo. Me këtë rast, 38-vjeçarja, nene e tre femijeve, ka treguar format e saj seksi teksa është fotografuar duke pushuar në një jaht.
Rama takon Presidentin Trump ne samitin e Nato-s ne Bruksel
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel. Këtë takim e konfirmon kongresmeni republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre. Ai thotë se është i lumtur për takimin mes tyre, ndërsa në qendër të bisedës mes Ramës dhe Trump ka qenë...
Aksidentohen 2 makina luksoze ne mes te bulevardit
Tiranë- Rreth orës 23:50 të së enjtes një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku dy makina luksoze janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë lënduar dy persona. Mësohet se shkak për aksidentin dyshohet të ketë qënë shkelja e semaforit nga njëra prej makinave luksoze. Të plagosurit janë transportuar në spital ndërkohë që policia vijon...
Greqia jep me koncesion ujerat detare shqipetare
Greqia kërcënon se do të japë me koncension detin shqiptar për kërkim nafte. Sipas mediave greke qeveria helene ka dhënë me koncesion kuadratet tokësore në zonën e veriut deri në Peloponez nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar në Athinë, pasditen e së enjtes në Ministrinë greke te Energjetikës, nga ministri Jorgos Stathakis dhe kompanive fituese të koncesioneve. Sipas “CNN.gr” Ministri Stathakis...
Tensioni i ulet dhe trajtimi i tij
Ndieni gjithmonë lodhje dhe jeni tepër të plogësht? Momenti më i keq është kur zgjoheni në mëngjes? Keni një marrje mendsh kur ngriheni, pasi keni qenë ulur? Nëse ju ndodhin të gjitha këto, ka shumë mundësi që të vuani nga tensioni i ulët. Atëherë ja sesi mund ta kapërceni ate. Ndërrimi i stinëve dhe për pasojë luhatja e temperaturave bëhen...
Si te trajtojme semundjet e stomakut
Stomaku luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimeve. Pasi përtypet në gojë, ushqimi merret në formën e një brumi i cili pas gëlltitjes kalon në laring, depërton në ezofag dhe bie ne stomak. Në stomak ushqimet qëndrojnë nga 3-10 orë, ku i nënshtrohen një seri transformimesh të cilat kushtëzohen në radhë të parë nga veprimtaria...
Aplikacion per femijet e ngujuar
Technovation Challenge është një konkurs ndërkombëtar me qendër në SHBA, që ka për qëllim të nxisë vajzat në fushën e teknologjisë e biznesit dhe lidershipit. Skuadrat deri në 5 persona, duhet të krijojnë një aplikacion dhe platformë për të zgjidhur një problem në komunitet dhe për ta zhvilluar si një start-up biznesi. Grupi shqiptar quhet TechnoTeens dhe janë i vetmi...
AKU jep alarmin, produktet bulmetore me vaj palme
Investigimi mbi përdorimin e vajit të palmës mbi normat e lejuara dhe pa u cilësuar në etiketë tek produktet e gjalpit dhe djathit që prodhohen apo importohen në Shqipëri ka vënë në lëvizje Autortetin Kombëtar të Ushiqmit. Drejtori i përgjithshëm Dritan Sejko ka urdhëruar marrjen e mostrave në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi (gjalpë, djathë...
Rama takon homologun grek Tsipras
Në Samitin e NATO-s në Bruksel kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras Dy kryeministrat mbështetën mekanizimin e konsultimeve të ngritur nga dy ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias, të cilët ishin të pranishëm në këtë takim, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problematikat e trashëguara nga e kaluara si dhe për nxitjen e mëtejshme...
Hashashi, udhezimet e reja per asgjesimin
Pas debateve në distancë mes organit të akuzës dhe Policisë së Shtetit, tashmë trajtimi dhe asgjësimi i bimëve narkotike caktohet nga një udhëzim i përbashkët i prokurorit të përgjithshëm, ministrit të Brendshëm, atij të Mjedisit dhe ministrit të Shëndetësisë. Udhëzimi i datës 15 maj është publikuar në fletoren zyrtare dhe parashikon një sërë procedurash rigoroze që duhet të ndiqen nga...
Hugo Boss ngre padi ndaj Shqiperise
“Hugo Boss” hedh në gjyq shtetin shqiptar. Shoqëria e njohur gjermane e veshjeve ka hapur një proces në Gjykatën Administrative të Tiranës ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, ku palë e tretë është edhe Avokatura e Shtetit. Ankesa është bërë në datën 19 maj dhe “Hugo Boss Mark Managment GMBH” kërkon gjykatës që të shfuqizojë regjistrimin e markës...
Familja e bombarduesit vetëvrasës të Manchesterit ka lidhje me rrjetet terroriste anembanë botës
Familja e bombarduesit vetëvrasës të Manchesterit ka lidhje me rrjetet terroriste anembanë botës, shkruan “Dailymail”. Salman Abedi vrau 22 vetë dhe plagosi të paktën 119 të tjerë kur ai shpërtheu një bombë mbrëmjen e së hënës në një kohë kur fëmijë dhe adoleshentë po ndiqnin koncertin e Ariana Grande në "Manchester Arena". Babai i tij Ramadan dhe vëllai i...















