Home Aktualitet Gjyqi ‘Gërdeci’, gjykata lë në paraburgim Delijorgjin dhe Pinarin

Gjyqi ‘Gërdeci’, gjykata lë në paraburgim Delijorgjin dhe Pinarin

880
0

Dy të akuzuarit për shpërthimin e Gërdecit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim pasi Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Mihal Delijorgjit dhe të Ylli Pinarit. Avokatët mbrojtës kishin kërkuar liri për klientët e tyre, pasi kanë mbaruar të gjitha afatet e paraburgimit.

Gjyaktësi i seancës ka thënë se dy të pandehurit kanë edhe 5 muaj afat për të qëndruar në paraburgim në pritje të një vendimi për ta.

Pas dhënies së vendimit nuk ka patur asnjë reagim nga avokatët mbrojtës.

***

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e Mihal Delijorgjit dhe të Ylli Pinarit. Kërkesa është bërë në seancën e shkuar për dosjen Gërdeci, kur avokatët mbrojtës motivuan kërkesën me skadimin e afateve të paraburgimit.

“Ka skaduar çdo afat për paraburgimin. Ka kaluar një vit e katër muaj dhe ende nuk ka një vendim gjykate”, ka thënë avokati i Delijorgjit. E njëjta kërkesë është bërë edhe nga avokati i Ylli Pinarit.

Pas kësaj ka reaguar prokuroria, duke theksuar se afati i paraburgimit nis në kohën që mbërrin dosja hetimore. Reagimi është pasur me replika në sallën e gjyqit, ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim

Nje seance me pare kryetari i Bashkisë së Vorës duke dëshmuar në seancën e radhës për Gërdecin, duke pohuar se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin që bëhej atje.

I pyetur nga trupi gjykues, Fiqiri Ismaili ka dëshmuar se vetëm pak para se të ndodhte shpërthimi në 15 mars të 2008-s ai i kishte dërguar një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes, ku i kërkonte nëse reparti në Gërdec mund të kthehej në terren sportiv.

“Ne shihnim makinat në Gërdec, por unë nuk kisha asnjë kompetencë për të marrë informacione se çfarë bëhej aty”- ka thënë ai.

Më tej, ai ka dëshmuar se të gjithë banorët dhe bizneset e dëmtuara nga shpërthimi që u mori jetën 26 personave dhe gjymtoi 300 të tjerë janë dëmshpërblyer në bazë të fondit të dhënë me vendim qeverie, rreth 24 milione euro.

Per mungese informacioni pe rvendin e demontimit ka deshmuar disa seanca me pare ushtaraku, Sokrat Papadhimitri, që në atë kohë mbante postin e shefit të Armatimit pranë Shtabit të Përgjithshëm. Ai tha në sallën e gjyqit se nuk është marrë mendimi i Shtabit të Përgjithshëm për vendin ku do ngrihej fabrika e demontimit.

Papadhima sqaron se Shtabi nuk ka pasur dijeni për vendin e demontimit si dhe për vendndodhjen e kësaj fabrike. Gjatë dëshmisë së tij Papadhima ka nënvizuar se “Ministria e Mbrojtjes e ka anashkaluar Shtabin e Përgjithshëm për ngritjen e fabrikës së demontimit”.

_____________

NJe seance me pare deshmoi ish drejtori i SHërbimit Informativ të Ushtrisë, Hysni Gjergji. Në dëshminë e tij ai ka pranuar se gjatë kohës që ai ka qenë në këtë detyrë nuk ka pasur asnjë informacion se në Gërdec mund të kishte ndonjë plan për sabotazh.

“Nuk pati ndonjë informacion nga ushtarakë apo drejtues të fabrikës apo krerë të instancave të tjera që të lajmëronin se Gërdeci mund të bëhej pre e ndonjë sabotazhi, vjedhjeve etj”- tha ai.

Kjo dëshmi bie ndesh me pretendimet e të pandehurve se tragjedia në Gërdec ishte një sabotazh, ndërkohë që Prokuroria e ka quajtur atë një gabim njerëzor.

Me heret ka dëshmuar ekonomistja e Alba Demil. Valbona Lloha në dëshminë e saj para trupit gjykues ka treguar se nuk siguroheshin të gjithë punonjësit.

Sipas saj, nga 160 punonjës ishin të siguruar vetëm 37 prej tyre. Ajo ka thënë më tej se Deligjori i kishte dhënë një shumë prej 400 mijë dollarësh për të shlyer MEICO-n, pwr vitin 2007, por ajo nuk mundi ta bënte, pasi e mori policia.
_________________

Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet në seancën e 64-t gjyqësore ndaj 28 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, njoftoi palët se i është drejtuar autoriteteve dhe drejtësisë në SHBA me anë të letër-porosisë për t’i njoftuar pesë shtetasit amerikanë që të jenë të pranishëm me cilësinë e dëshmitarëve të akuzës në seancën gjyqësore të datës 13 shtator 2010. Ky vendim është bërë me kërkesë të prokurorëve të çështjes, të cilët kanë kërkuar të thirren për t’u pyetur para gjykatës edhe shtetasit Patrik Henri, Rodney Taylor, Devid Hoëell, Uilliam Hart dhe Sidney Macintyre.

“Është dërguar letër-porosia në Ministrinë e Drejtësisë, së cilës i është kërkuar që me anë të letër-porosisë të njoftojë autoritetet amerikane që pronari i vetëm i kompanisë “Southern Ammounition Company” (SAC) shtetasi Patrick C.Henry, të paraqitet në Gjykatën e Tiranës më 13 shtator 2010, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec, zona e Vorës”,- tha kryesuesi i treshes gjykuese Ridvan Hado në seancën e djeshme gjyqësore. Sipas akuzës, shtetasi amerikan Patrick C.Henry konsiderohet dëshmitar dhe personazh kyç në historinë e tragjedisë së Gërdecit, pasi ishte ai personi i parë që u interesua pranë kompanisë shtetërore të armëve “MEICO”, për të lidhur kontratë me qëllim demontimin e municioneve.

Sipas dosjes që tashmë po gjykohet, Henri ishte i interesuar për barutin e dalë nga demontimi, të cilin e shiste në Belgjikë tek disa subjekte që kryenin përdorimin e barutit për prodhimin e eksplozivëve të licencuar me qëllim përdorimin industrial. Gjithashtu, përveç Henrit, gjykata ka kërkuar të thërriten që të paraqiten para togave të zeza edhe ish-punonjësit apo mbikëqyrësit e makinerive të kompanisë SAC që demontonin municione në Gërdec. Ndërkohë, dje dëshmoi drejtori i Drejtorisë se Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm, Hysen Cekodhima, i cili deklaroi se ushtria nuk e kishte për detyrë të ruante me armë repartin e Gërdecit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here