
Ky kalldrëm në një prej rrugëve kryesore që përfaqësojnë vlerat e qytetit të Gjirokastrës është bërë pjesë e një investimi të bashkisë, për rikonstruksionn e tij, por punëtorët nuk duken aty për ditë me radhë, duke e lënë kështu përgjysëm punën e nisur.
Sipas banorëve rruga me kalldrëm, ka vite që është lënë pas dore, ndërsa në stinën e dimrit ky kalldrëm bëhet i pakalueshëm, kjo për shkak të ujit që krijon ngrica të vazhdueshme.