Home Aktualitet Fushë-Krujë, tritol makinës së kreut të Bashkisë

Fushë-Krujë, tritol makinës së kreut të Bashkisë

575
0

bashkia-fushe-krujeNdërsa Fushë-Kruja është kthyer në “epiqendrën” e shpërthimeve me tritol, këtë radhë nuk i ka shpëtuar as kreu i Bashkisë së këtij qyteti. Automjeti i kryebashkiakut Gjon Bardhi ka shpërthyer me lëndë plasëse eksploziv, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Makina tip Benz e kreut të Bashkisë së Fushë-Krujës ndodhej e parkuar pranë një lokali në fshatin Larushk, ndërsa Bardhi ndodhej në një dasëm.

Gjon Bardhi per Shqiptarja.com: Isha ne dasem..Makines se parkuar prane lokalit i kishin vene tritol
Redaksia e Shqiptarja.com telefonoi zotin Bardhi për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje. Kryebashkiaku sqaroi se ndodhej në një dasëm në momentin kur makina e tij shpërtheu rreth orës 00:00. Ai thotë se makina ndodhej e parkuar pranë lokalit ku po zhvillohej ceremonia martesore, dhe se tritoli ishte hedhur sipër automjetit. Sipas tij, vec dëmeve të shkaktuara në automjetin e tij, janë thyer edhe xhamat e disa makinave të parkuara pranë lokalit.

Bardhi: Nuk ka konflikte, shperthimi jo per shkak te detyres
I pyetur nëse ka dyshime për autorët e këtij shpërthimi, zoti Bardhi thotë se nuk ka konflikte me asnjë person dhe përjashton që ngjarja të ketë lidhje me detyrën e tij si kryebashkiak i qytetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të zbardhur motivet e shpërthimit të automjetit të kryetarit të Bashkisë Fushë-Krujë, Gjon Bardhi.

Rikthehen shperthimet ne Fushe-Kruje
Gjatë muajve të parë të këtij viti Fushë-Kruja është bërë pre e shpërthimeve të vazhdueshme me lëndë plasëse. Vetëm në komisariatin e këtij qyteti janë shënuar me shumë se tre shpërthime tritoli, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Bashkia e Fushë-Krujës, makina e një efektivi të policisë, makina e një rrobaqepëseje, shpërthimi në një mobilieri dhe tritoli në banesën e shefit të policisë së burgut të Fushë-Krujës, janë disa nga rastet e shpërthimeve me tritol që kanë ndodhur në këtë qytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here