Home Sport FSHF: Po monitorojme situaten e ekstradimit te Morines

FSHF: Po monitorojme situaten e ekstradimit te Morines

1767
0

Federata Shqiptare e Futbollit vijon përpjekjet për të dhënë ndihmën e saj për një zgjidhje sa më të shpejtë të mundshme të çështjes së ekstradimit të Ismail Morinës, ku padyshim shpresohet në një lirim të tij.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend, nëpërmjet Drejtorit të Administratës, Denis Bastari, bën të ditur se po e monitoron me vëmendje këtë situatë rreth Ismail Morinës.

“Situatën e Ismail Morinës, Federata Shqiptare e Futbollit po e ndjek me shumë kujdes. Po ndjekim të gjithë hapat e nevojshme që kjo çështje të ketë zgjidhje pozitive dhe të shpejtë. Presidenti Duka është në komunikim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka kontaktuar me homologun e tij kroat mbi këtë çështje”, tha Denis Bastari.

Denis Bastari theksoi gjithashtu se FSHF ka marrë garancinë nga kryeministri Edi Rama për përpjekjet e tij deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Ismail Morinës: “Kryeministri ka garantuar Presidentin Duka se është duke bërë përpjekjet maksimale që Ismail Morina të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here