FIER– Fshati Belinë, në Rrethin e Fierit, ka 4 ditë pa energji elektrike. Për këtë arsye, ditën e sotme, banorët e këtij fshatit kanë dalë në protestë.
Rreth 100 banorë të fshatit Belinë, për më shumë se 20 minuta, kanë bllokuar rrugën kryesorë që lidh këtë fshat me qytetin e Fierit. Arsyeja e kësaj proteste mbetet pakënaqësia për faktin se prej gati katër ditës ata janë në errësirë të plotë.
Ndërsa autoritetet bëjnë me dije se shkak për mungesën e energjisë është bërë vjedhja e vajit të transformatorit në këtë fshat.