Home Aktualitet Ekzekutohet ne Shkoder 46-vjecari pasi kishte marre 3 dite leje nga burgu

Ekzekutohet ne Shkoder 46-vjecari pasi kishte marre 3 dite leje nga burgu

1513
0

Një i dënuar për vrasje u ekzekutua me armë zjarri sot në qytetin e Shkodrës. Astrit Haxhi Kurmemaj, 46 vjeç, u ekzekutua me dy plumba pistolete pas koke ndërsa po shkonte drejt shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:00 në lagjen Guerile, ku dhe familja Kurmemaj ka një pronë të veten. Astrit Kurmemaj i dënuar për vrasje për motive gjakmarrjeje ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë. Mësohet se ditën e premte atij i është dhënë leje shpërblyese 5 ditore, një leje kjo që aplikohet për qëndrim të mire në burg dhe të marten do paraqitej atje. Motivi i kësaj vrasje është gjakmarrja, por akoma nuk ka të dyshuar. Kjo pasi Astrit Kurmemaj po vuante dënimin për dy vrasje të ndodhura në vitin 1998 dhe 2003. E para për hakmarrje pas një grindjeje të viktimës me një të afërm të tij dhe e dyta për gjakmarrje pasi ishte vrarë vëllai i tij, Besnik Kurmemaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here