Ish-Ministri i Energjitikës Dritan Prifti u shpreh sot në mbrëmje në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” se ka rreth 60 video përgjime që ka kryer në zyrën e tij me Metën e njerëz të tjerë, por do t’i publikojë kur të vijë koha pasi frikësohet për jetën e tij.
Prifti shprehet se këto ditë prokuroria ka nxjerrë fakte se ekziston dhe një video-përgjim e tretë përveç 2 të tjerave.
Prifti shprehet se këto ditë prokuroria ka nxjerrë fakte se ekziston dhe një video-përgjim i tretë përveç 2 të tjerave. Prifti bën të ditur se në këtë video të tretë në duart e prokurorisë shfaqet botuesi i “Gazeta 55”, Fahri Balliu teksa kërkon favore.
“Është një video e tretë, aty shfaqet botuesi i ‘Gazeta 55’, Fahri Balliu që më kërkon favor. Z Balliu ka ardhur shumë herë në zyrën time, unë e njoh prej vitesh, ai është një mik i z.Meta, hallexhi z Balliu. Të gjithë që vinin në zyrën time vinin për ndonjë hall. Por kjo video është një sekret hetimi, dhe unë nuk flas dot më gjatë pasi Prokuroria e ka shpallur me vendim të vecantë sekret hetimi, por theksoj se ndodhia aty është interesante. Balliu ofroi diçka dhe kërkoi dicka. Tani për cfarë ishte i interesuar, ai interesohej për gjithë sektorët. Mund të them se kishte disa probleme ligjore për të zgjidhur Balliu, unë nuk ja zgjidha, ja zgjidhi më pas Meta”.
I pyetur sesa video ekzistojnë vërtet, Prifti pranon se ka shumë të tilla. “Janë shumë video. Po përmend Presidentin Nikson, ai bëri 62 video me takimet që bënte në zyrë, dhe unë jam aty afër atij numri. Janë regjistrime që kam bërë me familjen e Metës, njerëz të tjerë që vinin me takonin, ka shumë emra të njohur që vinin më kërkonin favore, janë të gjitha pjesë e një historie të frikshme që u zhvillua gjatë kohës që isha në qeveri”.
Gjatë emisioni ‘5 Pyetje nga Babaramo’, ish-ministri i Energjitikës rrëfeu se videot janë të ruajtura jashtë vendit. “ I kam ruajtur në 2 vende, jashtë vendit. Shfaqen persona që kërkonin gjëra të jashtëligjshme, bënin oferta të jashtëligjshme”.
Pyetjes së radhës në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ se përse nuk i shfaq këto video, Prifti u përgjigj se sot nuk mund ta bëjë këtë sepse i rrezikohet jeta.
“Nuk dua të bëj asnjë gjë tjetër publike sepse nuk ja vlen. Tek ne funksionon vetëm prokuroria që e çon hetimin deri në fund, por gjykata jo. Pra nuk funksionon sistemi dhe nuk ja vlen të rrezikoj familjen time, jetën time për t’u marrë me këto. Në Shqipëri nuk është koha të bësh këtë lloj lufte, dhe të mbash strese frikën për lloj-lloj gjërash që mund të ndodhin. Derisa në Shqipëri nuk ka sistem që të çojë deri në fund hetimin të dënohet krimi, nuk ja vlen. Këtu të vrasin!.”
Prifti bën të ditur se videot ja ka bërë publike fillimisht Berishës, por ish-ministri thotë se kreu i qeverise nuk veproi. Në këtë rast shton, Prifti lufta nuk mund të vijohej i vetëm pasi nuk gëzon as mbrojtje nga Policia e Shtetit.
“Berishës ja kam çuar videot që kur i kam bërë videot. 4-5 prej tyre janë më pikantet dhe z kryeministër ja çova t’i shohë. Kur e kupton që kryeministri nuk do të merret me këtë punë për një arsye apo për një tjetër, unë nuk jam Superman të bëj vetëm një luftë. Unë jam Dritan Prifti vetëm deputet i asnjë partie, jam duke e bërë këtë luftë vetëm, nuk mundem ta vazhdoj dot këtë luftë vetëm. Prokuroria ka kërkuiar mbrojtjen time dhe dëshmitarëve kyc, por Policia e Shtetit mi ka hequr. Atë që kisha prej kohësh ma kanë hequr. Familja ime është shumë e shqetësuar për jetën time, unë për jetën e tyre”.
I pyetur se ku ishte qëllimi që nisi puna me video-përgjimet, Prifti tha se shkak u bënë presionet e Metës karshi tij si Ministër i Energjitikës dhe më pas.
“Video-përgjimin me Metën e realizova dhe më pas e bëra publike vetëm për mbrojtje. Meta ka patur një marrëdhënie 1 vit me mua terror. Më arrestoi këshilltarin për një cështje që nuk kishte lidhje. Arrestoi dretorin e hidrokarbureve. Nxiti opozitën që të dilnin në konferenca shtypi për përmbytjet e Shkodrës gjatë kohës që isha ministër. Më shkarkoi ditën që më vdiq gjyshja. Nuk me la as të qaja gjyshen”.
Ish-Ministri tregon se më pas e ka takuar Metën dhe i ka ofruar që të ndalojnë këtë luftë dhe secili të shohë punën e tij. “E takova Metën hëngra një herë dhe dreke e darkë dhe i thashë të rrimë secili në punën e vet. Ai pasi zuri postin tim nisi terror me sulme kontroll cdo pune që kisha bërë ushtronte terror në firma njerëz, i këputi 250 mln gjobë një firme. Unë duhet t’i bëja presion këtij lloj njeriu nuk mund ta lija investimin tim”.
Më tej, Prifti komentoi marrëdhëniet me kryesocialistin Edi Rama që i cilësoi të mira, ndërsa cilësoi Berishën të paaftë. Prifti theksoi se PS eshte partia qe duhet te qeverise ne te ardhmen.
“Me Ramen mirëkuptohem, nuk dua te flas për akuzat që kam bërë sepse mediat nesër luajnë me këto fjalë. Une dua te kontribuoj ne PS. Sa për Berishën, më duket kryeministër i paaftë, punon gjatë por ca gjëra nuk i kupton. Mbas 21 Janarit, ngjarjeve ku u vranë 4 vetë, shumë gjëra nuk shkuan si duhet. Ttë majtët duhet vetëm të votojnë të majtët, Shqipëria ka nevojë për qeverisje më të mirë. Duhet votuar Partia Socialiste, nuk e njohin mirë Berishën se kush është”.