Home Aktualitet Dirigjenti akuzon PD, presione me rrogën për të marrë votën

Dirigjenti akuzon PD, presione me rrogën për të marrë votën

884
1

edmond-dokoDirigjenti Edmond Doko rrëfen skandalin që po bëhet në institucion e TOB, duke thënë se vetë drejtorët e këtij institucioni apo dhe kolegë me bindje të djathta bëjnë presione për të votuar ministrin aktual të Kulturës për të fituar mandatin e deputetit.

Ju thoni se në institucionin ku punoni keni vënë re presione të politikës, kryesisht nga Partia Demokratike lidhur me ndikimin në votën tuaj në zgjedhjet e 23 qershorit. Në ç`formë janë vërejtur këto presione?

Po. Tetari i operës ka çuar lista me emrat tanë pasi u është kërkuar me shkresë nga MTKRS, madje me shkresë është mobilizuar administrata e saj, se ministri tani ka vajtur atje, por administrata ka kohë që është e përgatitur me këto lloj shkresash dhe porosish.

Listën e njerëzve punonjësve të operës janë bërë nga e para nga ai pari dhe i fundit dhe kur unë insistova personalisht se “ne i kemi emrat tanë kemi edhe numrat e telefonit, pse duhen bërë të reja ç’i doni me adresa dhe emrin babait”. Para një muaj na thanë na i kërkojnë emergjencat civile. Pa lidhje kjo, se çfarë lidhje kanë emergjencat civile të kërkojnë listën e punonjësve të operës?

Si qëndron e vërteta e këtyre presioneve dhe a ju ka ndodhur personalisht ju dhe kolegëve tuaj të ndiheni i kërcënuar për votën tuaj?

Në këtë kohë gjithë riparimin e adresave e kanë bërë me urdhër të drejtorisë punonjësit e personelit, me urdhër se unë e di që nga personeli të paktën disa nuk votojnë në PD, por është e detyruar kjo. Po ta marrim edhe nga ana njerëzore, ka dy javë që kanë shkuar në shtëpitë dhe u bien citofonisë dhe ka dy javë dhe kolegëve të mi u bien në citofon.

Në shtëpinë time u përgjigj djali im se “babi nuk është” dhe pas asaj dite erdhën sërish dhe në 7 të darkës, më morën dhe më thanë “ju jini filan fisteku? Po. Ju punoni në opera, apo jo? Po. Mirë mund të vini në zyrën elektorale. Pse duhet të vij pra? Po a punoni në shtet ju. Po pse edhe para punoja në shtet, çdo të thotë kjo? Po derisa punoni në shtet jeni të detyruar, mos bëni kështu.

Jeni të detyruar, a punoni në shtet ju? Të nesërmen u thashë mos më bezdisnin më në këtë numër. Por këtë ua bëjën gjithë artistëve të operës, Unë tani nuk kam ndonjë koncert jam i lirë, por kur erdha në opera më thanë se këtë gjë ua kishin bërë shumë artistëve. Dhe ata janë të shqetësuar. Më thonë tre katër vetë, miq të mi është bërë e zakonshme të gjithëve na marrin.

Çfarë ju thonë ju për të votuar për PD dhe nga kush vijnë këto qëndrime?

Kur marrin titullarë të operës si dirigjent e regjisorë, mendoni me artistat e shkretë që jetojnë me atë rrogë, se ç’mundet të bëjnë. Një njeri pambrojtur dorëzohet. Kulmi arriti më merr një nga artistët e njohur i tmerruar, “të lutem se unë e kam mik të ngushtë Visarin, dhe më thotë aman mund t’i themi se ç’janë këto.

Unë i them “po e kupton ti se kjo s’ka lidhje me Visarin, kjo ka nisur që me Aldon, janë punë partite, mënyre organizmi, kjo këtu tek ne është çështje e servilizmit të drejtorit me lidhje të tjera, e gënjen mendja se do të rrijë në pushtet drejtori i operas, ka që në kohën e Ramizit e vazhdon të jetë edhe në kohën e Berishës në pushtet.

I bën elozhe pushteteve dhe futsin administratën në valle. E mora kolegun tim, Nuk jam e autorizuar t’ia them emrin, por po them fenomenin e merr punonjësja e adminisitartës së operas, që unë tani me atë u zura. Ka marrë disa punonjës dhe ka thënë “hajde se tani ka mbledhje PD-ja”, në 22 vjet tha miku im nuk kemi jetuar se kush është në PD e PS në opera.

Çfarë roli luajnë drejtuesit e këtij institucioni në paanësinë politike që duhet të ketë arti?

Mirëpo në vitet e fundit drejtori i operës ka ftuar partiakë për të bërë biseda e mbledhje, se ka qenë anti Ramë dhe aty në opera ka bërë mbledhje Olldashi. Janë bërë mbledhje dhe ju si gazetarë nuk i keni ndjekur. Ka ardhur Olldashi, ka mbushur sallën me artistë për mbledhje, i ka hequr nga provat Zhani Ciko.

Unë jam i pavaruar, më ka dalë nami se votoj me PS-në, por un jam i pavarur, njoh edhe Visar zhitin, e kam mik, njoh edhe Edi Ramën e kam mik. Në fund votoj për kë të dua, jam shokë, miq brezi im që janë majtas e djathtas me politikë. Është shqetësim i madh për artistët.

Në 22 vjet nuk ka bërë vaki që ty të vijnë lloj partish në shtëpi e të tregojnë se punon në shtet e je i detyruar të votosh për atë që të mban me rrogë, se kështu kuptohet kjo. Ndaj ndihemi të shqetësuar. Të japësh adresa sa kur klikon të del dy herë emri yt, ku at di unë se me këto të dhëna personale të japësh adresa, shkresa, të shkelen të drejta e njeriut.

Ky është institucion publik që provokon mbledhje siç është drejtori i operës, nuk del vet dhe detyron vartëset të merren me këto lista. Punonjëset, vartëset janë në siklet. Artistët janë të lirë të votojnë ku të duan, por ata nuk duhen të bëhen vegël e drejtorit, do të rrijë ai drejtor, të mbajë ata punëtorë dhe kjo ndodh po të jetë kjo qeveri që është në pushtet. Është harruar niveli artistik.

1 COMMENT

  1. Ky dirigjenti i padegjuar ndonjehere, sic duket nuk po ja zgjatin andej nga PS-ja dhe mundohet te terheqe vemendjen duke trokitur nallanet….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here