Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është diskutuar mbi forcën e gruas.
Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe moderatorja Floriana Garo si dhe deputetja Arta Dade. Gjatë diskutimit, Dade është shprehur se në televizion nuk mund të dalin femrat që janë vetëm të bukura të cilave u mungon zgjuarsia.
Dade i është drejtuar Garos duke i thënë se nëse ajo nuk do ta kombinonte bukurinë me mençurinë dhe zgjuarsinë, atëherë publiku nuk do ta ndiqte më.
“Në ekran nuk mund të dalë një kukull që i merret goja”, është shprehur Dade.