Home Aktualitet Bode: CEZ investitor i madh por nuk plotesoi kriteret

Bode: CEZ investitor i madh por nuk plotesoi kriteret

594
0

bodeMinistri i Financave, Ridvan Bode vlerësoi CEZ si investitor të madh, me emër të madh në bizneset energjetike, por që nuk arriti të ishte i tillë dhe në Shqipëri.

I pyetur rreth CEZ gjatë një konference përshtyp ku ministri komentoi punën e Financave përgjatë vitit 2012, Bode tha se:
“Cështja energjetike ashtu si dhe Albpetrol janë pjesë e ministrisë së Ekonomisë. Nga pikëpamja e përgjithshme sa influencon ikja e CEZ, nuk është lajm i mirë. Nuk është lajm i mirë ikja e një investitori për më tepër që ai është investitor i madh. Ishte një investitor që mund të punonte dhe të na ndihmonte sic ishte energjia elektrike. Por ata treguan se nuk plotësuan dot kriteret si në performancë, të ardhura tj. Për hir të një kompanie që ka emër të madh ne nuk mund të rrezikojmë interesar e shqiptareve”, tha Bode.

Ekonomia, rritje modeste
Ministri i Financave Ridvan Bode e ka cilësuar 2012-ën si vitin më të vështirë kur ekonomia shqiptare pësoi një rritje modeste si pasojë edhe të ndikimit nga kriza globale.

Ndërsa ka bërë një analizë të vitit që lamë pas, ministri Bode theksoi se papunësia në vend kap shifrën prej 13.4 përqind ndërsa inflacioni mbetet i stabilizuar.

Gjithashtu ministri Bode theksoi se ekonomia shqiptare e kapërceu krizën dhe vijon të kooperojë në një terren pozitiv
“Ekonomia shqiptare e kapërceu krizën dhe inflacioni është në nivele të ulëta historike. Inflacioni është 2 përqind krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe ky inflacion mbetet i stabilizuar. Norma e papunësisë e cila ka një luhatje ulje-ngitje është 13.4 përqind, pra është i njëjti nivel edhe në periudhat paraardhëse. Deficiti buxhetor është 3.2 përqind i prodhimit të brendshëm bruto” tha Bode.

Taksa për biznesin e vogël
Ministri vlerësoi dhe njëherë se taksa për biznesin e vogël nuk duhet të hiqet, ashtu sic pretendon PS. Sipas Bodes ky do ishte rrënim për bizneset e mëdha. “Nëse hiqet taksa për biznesin e vogël atëherë gjithë të mëdhenjtë i bie të shkërmoqen dhe mbetën 3-4 kompani publike dhe të mëdha”. Ministria reforma për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve”, tha Bode.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here