Home Ekonomi Bode: Amnistia fiskale do përfundojë brenda vitit

Bode: Amnistia fiskale do përfundojë brenda vitit

510
0

Amnistia fiskale pritet që të përfundojë brenda këtij viti. Ministri i financave Ridvan Bode në një tryezë të përbashkët me grupet e interesit ku diskutua për amnistinë fiskale deklaroi se amnistia është e domosdoshme dhe do të realizohet pavarësisht se opozita nuk do të jetë pjesë e saj. Ndër të tjera Bode deklaroi se prej këtij procesi nuk do të përfitojnë zyrtarët.

Kreu i dhomës së tregtisë Nikolin Jaka i pranishëm në këtë tryezë deklaroi se duhet që të bashkëpunohet në mënyrë që të ndihmohet biznesi dhe të eleminohet futja e parave të pista.

Ndërkohë që Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrisë , që përcaktohet edhe si institucioni nismëtar deklaroi se ky process është i vonuar.

Konkluzionet e nxjerra në këtë tryezë do ti dorëzohen më pas qeverisë e cila do t`i kaloj në parlament për votim. Amnistia është një proces i cili është debatuar për një kohë të gjatë dhe tashmë duket se po ndërrmerret një nismë konkrete.

Previous articleSi kurohet prostata, stomaku, gurët në veshka, migrena, diabeti dhe astma
Next articleJa librat më të rinj në libraritë e kryeqytetit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here