Home Aktualitet Berisha pushon me familjen ne Dhermi (Foto)

Berisha pushon me familjen ne Dhermi (Foto)

676
0

Në ditët e fundit në postin e kreut të qeverisë, Sali Berisha ka shfrytëzuar sërish plazhin e Dhërmiut për të kaluar disa ditë pushimi në temperatura të larta gushti. Kryeministri ka postuar dje në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” disa fotografi së bashku me familjen, nipërit e mbesat, teksa notojnë në Jug të vendit. Në njërën prej fotografive kreu i qeverisë është së bashku me bashkëshorten e tij Lirinë, djalin Shkëlzenin, vajzën Argitën dhe fëmijët e tyre.

Në albumin e titulluar “E diel: punë dhe not”, Berisha shfaqet edhe në dy fotografi të tjera teksa punon në zyrën e tij në vilën qeveritare në Dhërmi. Në fotot e postuara në Facebook, Kryeministri është duke lexuar një vendim qeverie, ndërsa në tavolinën e tij, fare pranë, ka edhe një libër në gjuhën angleze. Pak javë më parë Berisha njoftoi sërish nëpërmjet rrjetit social thyerjen e rekordit personal të notit, duke e rritur me disa minuta më tepër kohën e qëndrimit në ujë.

Në muajin e fundit në krye të qeverisë, përpara se në mesin e shtatorit t’i lërë karrigen kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës, Berisha ka vazhduar të mbledhë rregullisht çdo të mërkurë kabinetin qeveritar dhe ka miratuar një sërë vendimesh e projektligjesh. Këto të fundit do të shqyrtohen në ditët e para të punës së komisioneve parlamentare.

Një prej vendimeve të fundit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ishte ai për t’i dhënë Partisë Demokratike ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë me qëllim që t’i shfrytëzojë ato për seli. Vendimi nuk është botuar ende në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet botimi i tij në Fletoren Zyrtare, për t’u njohur me detajet e aktit ligjor.

berisha5

berisha4

berisha3

berisha2

berisha1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here