Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka akuzuar sot opozitën jo vetëm si bllokuese e proceseve integruese, por edhe si e vetëkënaqur për vuajtjet, papunësinë dhe izolimin e shqiptarëve. Duke folur nga fotorja e Kuvendit, Berisha është deklaruar i hapur për bashkëpunim konstruktiv mbi bazën e parimeve të shpallura, por ka shprehur mosbesim se opozitën nuk e lë lideri, që manifeston trashëgiminë e etërve.
“Kryetari juaj i thotë gjithë botës, JO dhe pastaj nis letra të pështirosuara”- tha ai, duke shtuar se Rama ta harrojë se atë që se merr dot me votë, ta marrë me tryezë.
Berisha ka renditur arritjet e vendit dhe reformat e ndërmarrara për afrimin e vendit me standardet e BE-së.
“Se kemi ndjekur këto ia kemi dalë që në rroga e pensione të lëmë pas 2-3 vende anëtare të BE-së, kemi në sistemin tonë arsimor nivelet më të larta në botë në rekrutim, lamë mbrapa të gjitha vendet e rajonit, i vetmi vend në rajon që ka pasur rritje prej 316% të investimeve të huaja. Renditemi sot në një nga vendet që garanton investimet e vendeve të huaja më mirë në Evropë, kemi trefishuar eksportet. Ne do ndërtojmë shqipërinë e prodhimit”- tha Berisha.
Ai ka akuzuar opozitën si unike në histori që kënaqet me të keqen e shqiptarëve.
“Në këtë sallë si në asnjë vend tjetër e vetshpallur opozitë e miliarderëve voton kundër rritjes së rrogave, pensioneve, ndihmës ekonomike, kundër uljes së taksave. Këta zotërinj nuk kanë bllokuar vetëm ligjet me 3/5, por kanë votuar kundër gjithckaje, dhe e kanë bërë se e keqja juaj është e mira e tyre. Fërkojnë duart me papunësinë dhe varfërinë dhe izolimin tuaj”- tha Berisha.
Sipas tij, atë që i kanë bërë shqiptarët Shqipërisë nuk ia ka bërë asnjë barbar.