Home Aktualitet Arvizu në ‘Fiks Fare’: Për termin ‘burrë shteti’ meritoj dy ‘Rrota’

Arvizu në ‘Fiks Fare’: Për termin ‘burrë shteti’ meritoj dy ‘Rrota’

130
0

Ambasadori amerikan Arvizu kesaj here është shfaqur gjatë emisionit “Fiks Fare” që transmetohet në Top-Channel.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte kryetar i opozitës në Shqipëri ai është përgjigjur se “do merrja disa leksione për të mësuar biçikletën”.

Moderatori i emisionit, Saimir Kodra, ka vazhduar më tej duke thënë se “Gjatë fushatës për kryetar bashkie, ju bëtë një xhiro me zotin Rama. Me zotin Rama bëtë një xhiro me biçikletë dhe ai sot është në këmbë, me zotin Basha pitë një birrë dhe ai sot është kryetar bashkie. Pse nuk pini një birrë me zotin Topi dhe të bëni një xhiro me biçikletë me zotin Berisha?”

Për këtë, Arvizu u përgjigj: “Ndoshta në 2013, duhet të rikthehem”.

Ambasadorit i është dhuruar edhe simboli i këtij emisionit një ‘Rrotë’ për deklaratën e bërë pas ngjarjes së 21 janarit per Sali Berishen kur e quajti burrë shteti, ndërkohë që para Kryeministrisë u vranë katër protestues.

“Për komentin ‘burrë shteti’ mendoj se ndoshta duhet të kisha marrë dy rrota”, tha Arvizu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here