Home Aktualitet Ambasadori Arvizu mbeshtet serisht kryeprokuroren Ina Rama

Ambasadori Arvizu mbeshtet serisht kryeprokuroren Ina Rama

728
0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu ka shprehur edhe njëherë mbështetje të fortë për Prokuroren e Pëgjithshme Ina Rama. Në një intervistë, e cila e plotë pritet të transmetohet sot ne ‘Ditarin’ e Zërit të Amerikës në orën 18:00, ambasadori Arvizu shprehet se përfaqësuesit e zgjedhur dhe qeveritë nuk ndryshohen me protesta në rrugë, por përmes procesit elektoral.

Sistemi politik i Shqipërisë, vazhdon më tej Arvizu duhet të funksionojë në përputhje me statusin e saj si një vend i Natos, ku një tregues kryesor është roli i institucioneve të pavarura.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu tha se SHBA-të i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për asistencë në hetimet për ngjarjet e 21 janarit. Në një deklaratë për shtyp Arvizu tha se do sjellim ekspertë në mënyrë që të kemi një hetim sa më të plotë dhe të besueshëm.

Ai tha se lideret politike duhet te jene me te permbajtur ne deklaratat e tyre, ndersa beri thirrje qe politika te mos nderhyje ne hetime.

Arvizu përshëndeti vendimin e kryeministrit Berisha për anulimin e tubimit te se shtunes, ndersa shpreh keqardhjen që Rama nuk e anuloi demonstratën e së premtes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here