Home Kulture Akademia Shqiptare nominon Ismail Kadarene per nobel

Akademia Shqiptare nominon Ismail Kadarene per nobel

955
1

Me idenë e treta e vërteta, akademia e Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht emrin e Ismail Kadaresë si kandidati shqiptar për nobelin e letërsisë për vitin e ardhshëm. Ajka e shkencës shqiptare ka përzgjedhur shkrimtarin e madh për të tretën herë me synimin për të rrëmbyer çmimin më prestigjoz në fushë e letërsisë botërore.

Sipas akademikut Jorgo Bulo, komiteti i Nobelit i ka kërkuar akademisë shqiptare që të përzgjedhë një emër që ka dhënë një kontribut të veçantë në një fushë të caktuar dhe në mënyrë unanime është përzgjedhur emir i Ismail Kadaresë.

Ismail Kadare ka qenë kandiduar edhe dy herë të tjera për të marrë këtë çmim, nga akademia e shkencave në vitin 1995, 2004 dhe këtë vit. Qëllimi i këtij nominimi shkon ngushtë edhe me përvjetorin e 100 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ku shpresohet që të ketë një vlerësim prestigji nga një prej çmimeve më të rëndësishme siç është ai i Nobelit.

1 COMMENT

  1. Ka vite qe Kadare kerkon me cdo kusht cmimin nobel saqe tani eshte bere qellim ne vetvete. Po ja supozojme se e mori nobelin, a do ta bente kjo Kadarene njeri me te mire???

Leave a Reply to julia Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here