Home Aktualitet 33-vjeçari Ervis Dedaj ekzekutohet te shkembi i Kavajes

33-vjeçari Ervis Dedaj ekzekutohet te shkembi i Kavajes

832
0

Ervis Dedaj, 33-vjeçari që njihet nga policia e Kavajës si person me precedentë penalë, kryesisht në trafikun e drogës dhe i kërkuar nga zyra e Interpolit, është qëlluar me disa plumba duke mbetur i vdekur brenda automjetit të tij tip BMË. Kavajsi për ti shpëtuar syrit të policisë por edhe personave, kundërshtarë të tij, kohët e fundit kishte zgjedhur të jetonte në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, ku dhe kishte blerë një apartament në një nga pallatet e zonës. Sipas burimeve pranë policisë dhe prokurorisë së Durrësit, 33-vjeçari gjatë momentit të vrasjes ka qënë duke udhëtuar në drejtim të banesës së tij, por teksa ndodhej brenda në automjet pranë tij është afruar një makinë tjetër prej nga janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Plumbat e nxjerë, kanë depërtuar në xhamat e BMË duke i marrë jetën 33-vjeçarit Ervis Dedaj.

Kanë qënë banorët e zonës, ata që kanë njoftuar policinë e Durrësit, ndërkohë që autorët janë larguar me shpejtësi të madhe, ku siç mësohet pasi janë larguar në një distancë prej afro 3 kilometra dhe më pas kanë bërë djegien e automjetit të tyre me targa të huaja 017 31 FB, pranë një tunelli të ish-repartit ushtarak tek kodra e Arapaj. Dy grupe hetimi janë ndarë nga policia e Durrësit për të administruar provat në dy vëndgjarjet e kryera nga autorët e krimit. Mësohet se gjatë kqyrjes së kufomës së Ervis Dedës, në trupin e këtij të fundit policia sekuestroi një armë zjari. Kjo përforcoi akoma dhe më tepër dyshimet e policisë se viktima ka qënë nën presion dhe i kërcënuar me jetë dhe për pasojë, qarkullonte në rrugë i armatosur.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja, ndërkohë që për llogari të hetimit janë marrë në pyetje dhjetëra persona që kanë qënë në vendin e ngjarjes. Personat e pyetur kanë treguar se nuk kanë arritur të identifikojnë autorët, por kanë thënë se kanë dëgjuar vetëm krismat e armës, prej nga më pas kanë njoftuar dhe policinë e Durrësit. Ndërkohë që nga kqyrja e automjetit të djegur policia nuk ka mundur të gjejë asnjë provë, që do të sillte identifikimin e personave që ekzekutuan me armë zjari shtetasin 33-vjeçar Ervis Dedaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here