Home Aktualitet 2 te vrare ne Vlore, viktima refuzoi lidhjen

2 te vrare ne Vlore, viktima refuzoi lidhjen

989
0
Paola-Bishaj
Ne foto: 21-vjecarja qe mbeti e vrare, Paola Bisha

Një krim i dyfishtë tronditi këtë mesditë qytetin e Vlorës, ku një 21-vjeçare dhe kushëriri i saj u vranë me armë ndërsa ndodheshin në ambientet e një pastiçerie.

Viktima të këtij ekzekutimi mbetën Paola Bisha dhe Parid Velaj 28 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosur mbeti Gerti Arapi 28 vjeç banues në Berat, i cili shumë shpejt do të fejohej me motrën e 21-vjeçares. Në një operacion të vështirë për kapjen e autorit, policia e qytetit bregdetar mundi të vë në pranga 28-vjeçarin Ervis Lulushi dhe të sekuestrojë armën e krimit. Blutë e Vlorës arrestuan edhe shokun e autorit të dyshuar, Henrik Merkajn për moskallëzim krimi.

Shkak për këtë tragjedi e cila shënohet në ditën e dytë të këtij fillim viti, dyshohet të jetë bërë refuzimi i të resë për të pasur lidhje dashurie me autorin.

E reja që humbi jetën mesohet se jetonte në Gjermani dhe se ishte kthyer në qytetin e saj të lindjes për festat e fundvitit.

paola-bisha

Por si rrodhi dinamika e kësaj ngjarjeje deri në vrasjen e kushërinjve?

21-vjeçarja dhe kushëriri i saj ndodheshin në pastiçerinë “Grande Gelato” pranë shkollës së Marinës, ndërsa në tavolinë me ta ishin edhe bashkëshortja e Parid Velajt së bashku me Gerti Arapin. Autori Ervis Lulushi po lëvizte me makinën ‘Lancia’ që drejtohej nga shoku i tij, Henrik Merkaj. Policia bën me dije se ky i fundit është oficer i Forcave të Armatosura në Repartin 1030 Poshnjë të Beratit. Autori gjatë kësaj kohe ka parë në lokal 21-vjeçaren Paola Bishaj. Burime për A1Report nga blutë e Vlorës thanë se autori i dyshuar i vrasjes është afruar në tavolinë dhe ka kërkuar të thërrasë për sqarim 21-vjeçaren. Por ka qenë kushëriri i saj i cili nuk e ka lejuar bisedën mes tyre, duke e larguar autorin disa metra larg ambientit të pastiçerisë. Vetëm pak minuta më vonë Ervis Lulushi është kthyer i armatosur dhe ka qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të Paolës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më tej ka qenë kushëriri i saj, Paridi i cili në tentativën për të izoluar autorin është qëlluar me një plumb ne kokë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. 28-vjeçari ishte baba i një fëmije. Ndërsa Genti Arapi ka shpëtuar mrekullisht nga kjo tragjedi, falë bllokimit të armës. Ai është goditur disa herë në kokë me tytën e pistoletës dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas krimit, autori u largua me makine, kercenoi shoferin me arme ne koke
Menjëherë pas ekzekutimit të dyfishtë dhe plagosjen e të riut tjetër, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke kërcënuar me pistoletë në kokë drejtuesin e një makine të rastësishme që ndodhej pranë pastiçerisë. Policia është vënë në ndjekje të autorit duke e lokalizuar pranë zonës së Skelës.

Autori terror ne rruge, i drejton armen policise e largohet me pistolete ne dore
Autori nuk është ndalur me kaq…ka dalë nga automjeti, i ka drejtuar armën efektivëve të policisë dhe ka nisur të ecë me pistoletë në dorë nga Skela në drejtim të Ujit të Ftohtë duke terrorizuar qytetarët që ndodheshin në rrugë. Operacioni për kapjen e tij ka qenë i vështirë për shkak të kërcënimit me armë, derisa efektivët arritën ta vënë në pranga.

Sakaq, policia shoqëroi në ambientet e komisariatit dhe kushëririn e autorit, Arlind Lulushin 27 vjeç i cili mbërriti pas ngjarjes, si dhe Daniel Mehmetin 32 vjeç, i cili dyshohet të jetë personi që u kërcënua me armë në kokë nga 28-vjeçari.

Vëllai i të plagosurit: Autori e përndiqte nga Facebook. Paola kishte vënë në dijeni kushëririn

ingrid-bisha
Ne foto: I plagosuri Gerti Arapi dhe e motra e viktimes, Ingrid Bisha

Në një prononcim, Altin Arapi, vëllai i Gertit, që mbeti i plagosur nga kjo tragjedi, mes lotësh tregon se autori kishte kohë që e përndiqte 21-vjeçaren, para se Paola të jetonte në Gjermani. Sipas dëshmisë së tij, 28-vjeçari e dinte që e reja do të ishte në Shqipëri për festa pasi e ndiqte përmes rrjetit social Facebook. Por jo vetëm kaq. Ervis Lulushi kishte qëndruar përgjatë gjithë ditës poshtë pallatit të familjes së 21-vjeçares që të mund ta takonte atë. Për këtë situatë dhe shqetësimet e vazhdueshme, Paola Bisha kishte vënë në dijeni edhe kushëririn e tij, Paridit. Ky i fundit kishte folur në telefon me autorin duke i kërkuar që të mos e shqetësonte më kushërirën e tij, dhe deri në ato çaste situata dukej se ishte sqaruar. Arapi thotë se edhe sot kur ndodhi krimi i dyfishtë, autori e kishte ndjekur 21-vjeçaren, derisa i kërkoi të çohej nga tavolina për të sqaruar diçka me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here