Home Politike 10 “prokurorët” e Partisë Socialiste,nga Taulant Balla tek Olta Xhaçka

10 “prokurorët” e Partisë Socialiste,nga Taulant Balla tek Olta Xhaçka

449
0

Punën që ka për detyrë ta bëjë prokuroria shqiptare, tashmë po e kryen në mënyrë mjaft të detajuar Partia Socialiste. Si rrallë herë më parë, opozita shqiptare është futur një fazë investigimi të thellë. Çdo ditë nga selia rozë dalin fakte të forta të cilat kanë hije dyshimi për afera korruptive. Një grup deputetësh të PS-së kanë marrë një rol të mirëfilltë të një prokurori. Akuzat dhe aferat që ata publikojnë kërkojnë padyshim një punë të madhe investiguese por dhe profesionale. Gazeta boton sot 10 deputetët të cilët Edi Rama iu ka besuar rolin e vështirë por shumë të rëndësishëm, atë të prokurorit. Ajo që bie në sy është fakti se në këtë pikë Rama ka ruajtur një balancë totale mes deputetëve femra dhe meshkuj që dalin dhe bëjnë denoncime ndaj anëtarëve të mazhorancës. Fillimisht u duk si një fushatë e zakonshme e cila do të mbyllej bashkë me ditët e nxehta të gushtit por në të vërtet rezultoi një strategji e mirëmenduar nga ana e opozitës për të vënë me shpatulla pas muri disa nga anëtarët e mazhorancës. Në grupin e deputeteve femra që luajnë rolin e “prokurorit” në këtë fushatë të opozitës janë disa nga emrat e rinj dhe të papërfolur të opozitës, si Olta Xhaçka, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Ermonela Felaj dhe Mimi Kodheli. Ndërkohë deputetët “prokurorë” janë tre nënkryetarët e grupit Kuvendor si Erjon Braçe, Saimir Tahiri, Eduart Shalsi, Taulant Balla dhe Artan Gaçi. Gjatë muajit gusht dhe në ditët e para të shtatorit, PS ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ministrin e Energjetikës dhe Ekonomisë, Dritan Prifti, ministren e Integrimit, Majlinda Bregun dhe familjen e saj, si dhe deputeten Albana Vokshi.
10 deputetët-prokurorë
Edi Rama i ka menduar mirë emrat e atyre që do të vendosë në përballjen e fortë me mazhorancën. Në listë janë 5 zonja dhe 5 deputetë meshkuj. Të dhjetët janë të papërfolur në media për afera korrupitve dhe të dhjetë njihen si përkrahës të afërt të kryetarit. Lista e deputetëve fillon me Olta Xhaçkën e cila është në mandatin e parë të saj si ligjvënëse. Karriera e saj është ende në fillim dhe nuk është e përfolur thuajse për asnjë aferë të dyshimtë. Nga Lëvizja “Mjaft!”, më pas në G-99, kalimi i saj në PS-së ishte i shpejtë dhe i suksesshëm. Në listë vjen një tjetër zonjë e cila njihet nga të gjithë për kontributin e saj jo vetëm në politikë por dhe në shoqërinë civile. Vasilika Hysi është nën kryetarja e grupit Kuvendor e cila ka qenë mjaft e ashpër me akuzat dhe denoncimet e bëra në drejtim të mazhorancës. Po ashtu dhe Ermonela Felaj po bën një fushatë mjaft efikase me denoncimet e saj. Skandali “Bregu” është nisur prej saj dhe po vazhdon me energji të mëdha nga dita në ditë. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Mimi Kodheli por dhe Eglenatina Gjermeni. Listën e deputetëve meshkuj, të cilët po luajnë rolin e prokurorit nga ana e opozitës, e kryeson Taulant Balla, i cili njihet për vijë të ashpër ndaj mazhorancës. Përplasjet e tij me Berishën në Kuvend njihen si përplasjet më të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Balla çdo ditë nxjerr fakte të forta kundër mazhorancës. Po ashtu Erjon Braçe është një tjetër deputet i cili njihet si deputeti që lëshon akuzat më të forta ndaj mazhorancës por që në shumicën e rasteve nuk gjejnë jehonën e duhur. Statura e tij politike ende nuk është në fazën që opinioni të “goditet” nga faktet e Braçes. Po ashtu dhe dy deputetët e rinj, Shalsi dhe Tahiri, janë në listën e atyre që po sulmojnë mazhorancën në këto ditë. Po ashtu dhe deputeti Gaçi ka qenë mjaft aktiv në këtë lumë akuzash që janë bërë në drejtim të mazhorancës.
Akuzat
Deri në këto momente tre janë politikanët e mazhorancës që janë denoncuar fuqishëm nga ana e opozitës. I pari në listë ishte ministri Dritan Prifti i cili në deklarimin e pasurisë kishte një rritje të të ardhurave prej 1. 8 milionë eurosh, çka bëri që opozita të vihej në lëvizje të menjëhershme për të denoncuar këtë fakt. Më pas erdhi radha deputetes Albana Vokshi e cila sipas Partisë Socialiste nuk ka bërë deklarimin e pasurisë së personit që bashkëjeton. Ditët e fundit opozita është fokusuar te ministrja e Integrimit, Bregu dhe familjarët r saj për disa koncesione për energjinë.

Olta Xhaçka
Lista e deputetëve fillon me Olta Xhaçkën, e cila është në mandatin e parë të saj si ligjvënëse. Karriera e saj është ende në fillim dhe nuk është e përfolur thuajse për asnjë aferë të dyshimtë. Nga Lëvizja “Mjaft!”, më pas në G-99, kalimi i saj në PS-së ishte i shpejtë dhe i suksesshëm.

Vasilika Hysi
Në listë vjen një tjetër zonjë e cila njihet nga të gjithë për kontributin e saj jo vetëm në politikë por dhe në shoqërinë civile. Vasilika Hysi është nën kryetarja e grupit Kuvendor, e cila ka qenë mjaft e ashpër me akuzuat dhe denoncimet e bëra në drejtim të mazhorancës.

Ermonela Felaj
Po ashtu dhe Ermonela Felaj po bën një fushatë mjaft efikase me denoncimet e saj. Skandali “Bregu” është nisur prej saj dhe po vazhdon me energji të mëdha nga dita në ditë. Felaj është deputete e Beratit dhe njihet si një nga juristet e talentuara në vend.

Mimi Kodheli
Ish nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, tashmë deputete e Korçës, është një tjetër zë i fortë i opozitës në luftën e ashpër me mazhorancës. Kodheli çdo ditë ka denoncuar fakte të dyshimta për mazhorancën.

Eglantina Gjermeni
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Mimi Kodheli por dhe Eglantina Gjermeni. Gjermeni është deputete e Tiranës dhe erdhi në Partinë Socialiste nga radhët e shoqërisë civile. Nuk është e përfolur në mënyrë absolute për asnjë akuzë nga kundërshtarët politikë.

Taulant Balla
Listën e deputetëve meshkuj të cilët po luajnë rolin e prokurorit nga ana e opozitës, e kryeson Taulant Balla, i cili njihet për vijë të ashpër ndaj mazhorancës. Përplasjet e tij me Berishën në Kuvend njihen si përplasjet më të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Erjon Braçe
Po ashtu Erjon Braçe është një tjetër deputet i cili njihet si deputeti që lëshon akuzat më të forta ndaj mazhorancës, por që në shumicën e rasteve nuk gjejnë jehonën e duhur. Statura e tij politike ende nuk është në fazën që opinioni të “goditet” nga faktet e Braçes.

Artan Gaçi
Po ashtu dhe deputeti Gaçi ka qenë mjaft aktiv në këtë lumë akuzash që janë bërë në drejtim të mazhorancës. Gaçi është deputet në qarkun e Tiranës dhe ka ardhur në PS-së nga komuniteti i biznesit. Njihet si një ndër deputetët mbështetës të Ramës.

Sajmir Tahiri
Ish-zëdhënësi i PS-së, tashmë deputet dhe nënkryetar Grupi, është një tjetër “prokuror” i PS në fushën e nisur. Tahiri është si një përkrahës i fortë i Ramës dhe deputet i ri. Tahiri dhe formimin profesional e ka nga fusha e drejtësisë.

Eduart Shalsi
Shalsi është i fundit në dhjetë deputetët që PS ka zgjedhur të luajnë rolin e denoncuesit por jo më pak i rëndësishëm se të tjerët. Kalimi i tij nga Bashkia në PS ka bërë që Rama ta ketë atë si krah të djathtë në parti.

Previous articleShqipëria e nisi aventurën e saj të 11-të me një barazim 1-1 në Rumani
Next articleFinancimi i universiteteve: Kategoritë e studentëve që përfitojnë tarifa falas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here