Home Aktualitet Berisha uron festen e Bajramit. Rama Urimi im per te varfrit

Berisha uron festen e Bajramit. Rama Urimi im per te varfrit

635
0

Besimtaret muslimane kane marre urime per fiter Bajramin edhe nga drejtuesit e shtetit e politikes. Kryeministri Berisha ne urimin e tij pas vizites ne komunitetin musliman tha se ne kete dite shqiptaret duhet te falenderojne zotin qe e festojne Bajramin me te mekembur dhe ne prag te levizjes se lire ne Europe. Po keshtu edhe shqiptaret e Kosoves tha ai e festojne bajramin pas nje vendimi te rendesishem te GJND-se per ligjshmerine e pavaresise.

Edhe kryetarja e parlamentit Topalli e lideri i opozites Edi Rama ishin ne seline e komunitetit musliman nga ku uruan besimtaret per Fiter Bajramin. Le te urojme ne te gjithe shqiptaret kudo qe jane qe te kene nje Bajram te gezuar te falenderojme Zotin qe e presim kete dite me mire se kurre. Shqiptaret festojne Bajramin ne prag te nje ngjarje te madhe levizjes se tyre te lire ne mbare Evropen. Shqiptaret ne Kosove festojne pasi ceshtja e tyre e drejte ka marre verdiktin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise tha Berisha.

Une jam e sigurt se pak jave pas ketij Bajrami te madh kesaj feste te madhe pas lutjes se shqiptareve por edhe pas kesaj dite feste ne do te kemi festen me te madhe. Do jete realizimi i endrres shekullore per shqiptaret kudo qe jane ne menyre te vecante per shqiptaret ne Shqiperi. Ska gje me te shtrenjte per shqiptaret se sa besimi i zotit dhe liria tha Topalli.

Gezuar dhe mbaresi per te gjithe ne kete dite te bekuar dhe ne kete vend ku nje vlere e pacmuar e bashkejeteses eshte pikerisht harmonia dhe solidariteti qe frymezon toleranca fetare. Cdo te mire dhe mbaresi per te gjithe ata qe jane ne veshtiresi per te gjitha ata qe perjetojne dhimbjet e varferise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here