Viti 2010 do të jetë edhe viti i dietës për institucionet shtetërore, të cilave u është reduktuar në mënyrë të ndjeshme “ushqimi”. Ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2010 kanë shkurtuar fondet e akorduara për të gjitha institucionet në vend. Ministritë do të sakrifikohen më shumë nga ky sanksion, ndërsa fondet për partitë politike do të mbeten të paprekura. Gazeta publikon se sa lekë do tu hiqen institucioneve shtetërore krahasuar me buxhetin paraprak.
Buxheti i rishikuar
Të gjitha institucionet shtetërore pas miratimit të buxhetit të rishikuar do të kenë më pak para në dispozicion. Sipas buxhetit të rishikuar të gjitha institucione do të marrin një fond më të vogël seç ishte parashikuar në fillim të vitit. Në buxhetin e rishikuar, shkurtimet në shpenzimet buxhetore arrijnë në vlerën e 39 miliardë lekëve. Fondi i ministrive është ai që prekte më shumë nga shkurtimet në buxhet.
Ministria e Transportit
Pra sipas rishikimit të buxhetit, Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit i hiqet rreth 9 miliardë lekë nga fondi i përcaktuar në fillim të vitit. Shkurtimet në këtë dikaster do të ndikojnë në ngrirjen e projekteve për zgjerimin e disa prej rrugëve kryesore të vendit. Gjithsej janë 37 projekte në rrugë të shtrira në gjithë territorin e vendit që pezullohen si pasojë e shkurtimeve buxhetore që ka bërë qeveria. Pra projekti i rrugës Milot-Fushë Krujë do të pezullohet. Një tjetër aks i rëndësishëm i cili pezullohet është ndërtimi i rrugës ‘by pass’ Plepa Kavajë-Rrogozhinë në dy lote, lotin e parë dhe të dytë. Gjithashtu punimet do të pezullohen edhe për rrugën Tepelenë- Vlorë në lotin e parë, e cila në buxhetin e fillimvitit ishte parashikuar për tu sistemuar dhe asfaltuar këtë vit.
Shkurtimet në institucioni
Nga shkurtimet në shpenzimet buxhetore do të preket edhe Presidenca e Kuvendi. Ku Presidenca do të marrë 25 milionë me pak seç ishte parashikuar në fillim të vitit, ndërsa Kuvendi do të marrë 68 milionë më pak. Shkurtimet në buxhet nuk kanë kursyer as Ministrinë e Ekonomisë, për të cilën janë akorduar 599 milionë lekë më pak. Edhe Ministria e Shëndetësisë do të preket nga shkurtimet e buxhetit, pasi do ti shkurtohen mbi 3 miliardë lekë. Ndërsa Ministria e Arsimit pritet të marrë 5 miliard lekë më pak. Ministria e Mbrojtja në buxhetin e rishikuar ka një shkurtim prej 5 miliardë lekësh. Pjesë e shkurtimeve janë edhe Prokuroria, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe gjithë institucionet e tjera. Një pjesë e madhe e këtyre shkurtimeve cenon investimet publike dhe siç dihet tashmë nuk do të ketë asnjë nisje të veprave të reja deri në fund të këtij viti.
Partitë Politike
Fondi i partive politike është i vetmi që nuk preket nga shkurtimet buxhetore. Sipas rishikimit të buxhetit të 2010, partive politike nuk do tu hiqet as një lek. Mosprekja e buxhetit për forcat politike bie mbi “kurrizi” e institucioneve të tjera, të cilave u shkurtohen rrjedhimisht më shumë fonde.
Komisionet parlamentare shqyrtojnë nen për nen ndryshimet në buxhet
Pas miratimit në parim, komisionet parlamentare morën dje në shqyrtim nen për nen projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010””. Gjatë seancave, anëtarët e komisionit drejtuan pyetje ndaj përfaqësuesve të çdo institucioni përkatës lidhur me sektorët që preken nga rishikimi i buxhetit. Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, ILDKP, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Populli shprehën opinionet dhe kërkesat tyre lidhur me shkurtimet e shpenzimeve të parashikuara në buxhetin për vitin 2010. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan ndryshimet në buxhetin për të gjitha këto institucione. Po ashtu përfaqësues nga Ministria e Arsimit prezantuan në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik sektorët e këtij dikasteri që preken nga rishikimi i buxhetit për vitin 2010. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan nen për nen projektligjin për buxhetin për vitin 2010. Edhe komisioni i sigurisë miratoi nen për nen projektligjin për buxhetin, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ i Shtetit të cilët prezantuan opinionet dhe kërkesat e tyre lidhur me rishikimin e buxhetit. Ndërkohë, në Komisionin e Ekonomisë u shqyrtua nen për nen pjesa e buxhetit lidhur me investimet. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me investimet në infrastrukturën rrugore. Nga ana tjetër, nen për nen projektligji për buxhetin për vitin 2010 u mor në shqyrtim edhe komisioni për veprimtaritë prodhuese.
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2010 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 74 497 milionë lekë
Nga të cilat:
Kontributet 46 282 milionë lekë
transferimet nga Buxheti i Shtetit 28 215 milionë lekë
Shpenzimet 74 497 milionë lekë
Skema e sigurimit suplementar
Të ardhurat, gjithsej 4 922 milionë lekë
Nga të cilat:
Kontributet 200 milionë lekë
transferimet nga Buxheti i Shtetit 4 722 milionë lekë
Shpenzimet 4 922 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2010 është:
Të ardhurat, gjithsej 25 649 milionë lekë;
Nga të cilat:kontributet dhe të tjera 6 014 milionë lekë
transferimet nga Buxheti i Shtetit 19 635 milionë lekë
Shpenzimet 25 649 milionë lekë
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2010 është:
Të ardhurat, gjithsej 1 700 milionë lekë
Nga të cilat:të ardhura të tjera 1 400 milionë lekë
transferimet nga Buxheti i Shtetit 300 milionë lekë
Shpenzimet 1 700 milionë lekë
Të ardhurat e buxhetit te shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet 6 310 milionë lekë
Të ardhurat tatimore 229 709 milionë lekë
Të ardhurat jotatimore 28 264 milionë lekë
Shkurtimet në buxhetin e 2010 (tabela në 000 leke)
Presidenca 25,020
Kuvendi 68,300
Këshilli Ministrave 37,992
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes 599,935
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit 2,219,880
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit 8,789,401
Ministria e Financave 547,790
Ministria e Arsimit dhe Shkencës 5,329,264
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve 551,020
Ministria e Shëndetësisë 3,452,303
Ministria e Drejtësisë 961,250
Ministria e Punëve të Jashtme 318,680
Ministria e Brendshme 463,759
Ministria e Mbrojtjes 5,288,438
Shërbimi Informativ Shtetëror 52,700
Drejtoria e Radio Televizionit 107,740
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave 16,340
Akademia e Shkencës 12,710
Kontrolli Larte i Shtetit 12,760
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave 349,300
Prokuroria e Përgjithshme 74,040
Zyra e Administrimit Buxhetit Gjyqësor 75,120
Gjykata Kushtetuese 5,720
Agjencia Telegrafike Shqiptare 4,620
Partitë Politike 0
Instituti Statistikës 51,700
Shkolla e Magjistraturës 7,700
Qendra Kombëtare e Kinematografisë 29,836
Instituti i Integrimit te Përndjekurve Politik 1,540
Këshilli i Larte i Drejtësisë 5,720
Avokati i Popullit 3,960
Komisioni i Shërbimit Civil 2,420
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 5,940
Inspektorati i Larte i Kontrollit të Deklarimit të Pasurive 5,720
Autoriteti i Konkurrencës 2,640
Ministria e Integrimit 29,240
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 840
Avokati i Prokurimeve 1,320
Institucione të tjera Qeveritare 231,140
Mbështetje për Shoqërinë Civile 21,550
Komisionari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 2,860
Komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi 43,500