Home Kosova “Ndryshimi i rezolutës serbe në OKB do ti shërbejë njohjes së Kosovës”

“Ndryshimi i rezolutës serbe në OKB do ti shërbejë njohjes së Kosovës”

920
1
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, shpreh bindjen për vazhdimësinë e njohjeve të Kosovës dhe nënvizon faktin se Kosova është në një rrugë shumë të mirë pas Opinionit Këshillimor të GJND-së. Në një intervistë për “BBC”, Meta jep dy alternativa për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.
Zoti Ministër i Jashtëm, Meta, po thuhet në fakt se pothuajse është e sigurt se Serbia ka hequr dorë nga pjesa ku kërkoheshin bisedime për statusin e Kosovës dhe ku do të paragjykohej vendimi ose Opinioni i GJND. A është e mundur që një kompromis i tillë të jetë ofruar me një kosto që duhet ta paguajë Kosova? Ndoshta në bisedimet që vijnë?
Absolutisht që nuk besoj se BE propozon një alternativë që është në dëm të Kosovës. Përkundrazi, gjithë kjo ndërmarrje e jashtëzakonshme për të patur një konsensus të 27 vendeve, synon të ndihmojë konsolidimin e shtetit të Kosovës, për të mos vënë në pikëpyetje statusin e saj, sovranitetin dhe integritetin e shtetit, dhe natyrisht që nxitjet për dialog synojnë ato tema që kanë qenë të njohura nga SHBA dhe BE, që kanë të bëjnë me çështje të një natyre praktike dhe konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.
Z. Meta ju aktualisht ndodheni në Nju Jork. Në bazë të asaj që po zhvillohet ose është zhvilluar sot, çfarë mund të pritet nesër?
Dy janë alternativat. E para është që të formalizohet dhe të procedohet me konsensusin. Në këtë rast, natyrisht që do të dominonte fryma e konsensusit dhe jo e votimit. Ndërsa alternativa tjetër, për të cilën ne vazhdojmë të punojmë dhe kemi kaq kohë që po e bëjmë, është ajo e rrëzimit në mënyrë tepër bindëse e rezolutës së Serbisë, në rast se ajo do ti shmanget kompromisit me Bashkimin Evropian.
Ministër, ju keni qëndruar në kuadër të një vizite edhe në disa vende të tjera, dhe ndodheni aktualisht në Nju Jork. Sapo po na vijnë informacione se keni kërkuar nga Ambasadorët e Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin Kosovën. A mund të na thoni diçka më tepër?
Po natyrisht që një pjesë e mirë, gati më tepër se një e treta e vendeve islamike e kanë njohur Kosovën. Në takimin që unë kam patur dje me 57 Ambasadorët e OKI, kam paraqitur edhe një herë të gjitha çështjet për të cilat ne kontestojmë dhe kërkojmë votimin kundër miratimin të rezolutës, dhe sigurisht që kemi apeluar për të thelluar njohjet e të gjitha atyre vendeve të kësaj Konference, të cilat ende nuk e kanë bërë publike njohjen e shtetit të ri të Kosovës, por që unë jam i bindur se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt.
Ju keni pasur merita edhe për njohjen që i është bërë Kosovës nga Hondurasi apo jo?
Besoj se ky është një proces që do të vazhdojë. Gjatë turit tim në Amerikën Qendrore unë kam marrë garanci edhe nga vende të tjera për të votuar kundër rezolutës së Serbisë, por njëkohësisht për të bërë publike në një të ardhme të shpejtë, njohjet e tyre për Kosovën.
A keni patur ndonjë takim me Ambasadorin e përhershëm të Rusisë në OKB?
Nuk kemi patur një takim të tillë, por kemi patur takime të shumta me Ambasadorë të vendeve të tjera; përveç takimit me Ambasadorët e vendeve islamike, kemi takuar Ambasadorët e rajonit të Karaibeve. Dhe në mënyrë të veçantë kemi patur takime koordinuese me Ambasadoren Amerikane Rosemary Di Karlo këtu në Nju Jork, me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në OKB, me Ambasadorin e Francës, Turqisë dhe me Ambasadorë të tjerë të vendeve me të cilat ne koordinojmë ngushtë përpjekjet tona për çështjen e Kosovës.
Një pyetje e fundit. Ministër Meta, Kosova duke mos qenë anëtare e OKB, e ka të vështirë edhe të japë kontributin e saj në këtë mekanizëm shumë të komplikuar, ndërkohë që ju keni marrë një pjesë ose një barrë që ta kryeni një pjesë të punës duke lobuar për Kosovën. Më thoni nga informacionet që ju keni, a është Kosova në rrugë të mbarë për të siguruar njohje të domosdoshme që ndoshta brenda disa muajve të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara?
Absolutisht që Kosova është në një rrugë shumë pozitive, sidomos pas vendimit të GJND-së. Jam tepër i bindur që shumë shpejt, procesi i njohjeve do të jetë i pandalshëm, dhe jam i bindur se edhe ndryshimi i rezolutës serbe do ti shërbejë këtij procesi.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, shpreh bindjen për vazhdimësinë e njohjeve të Kosovës dhe nënvizon faktin se Kosova është në një rrugë shumë të mirë pas Opinionit Këshillimor të GJND-së. Në një intervistë për “BBC”, Meta jep dy alternativa për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.
Zoti Ministër i Jashtëm, Meta, po thuhet në fakt se pothuajse është e sigurt se Serbia ka hequr dorë nga pjesa ku kërkoheshin bisedime për statusin e Kosovës dhe ku do të paragjykohej vendimi ose Opinioni i GJND. A është e mundur që një kompromis i tillë të jetë ofruar me një kosto që duhet ta paguajë Kosova? Ndoshta në bisedimet që vijnë?Absolutisht që nuk besoj se BE propozon një alternativë që është në dëm të Kosovës. Përkundrazi, gjithë kjo ndërmarrje e jashtëzakonshme për të patur një konsensus të 27 vendeve, synon të ndihmojë konsolidimin e shtetit të Kosovës, për të mos vënë në pikëpyetje statusin e saj, sovranitetin dhe integritetin e shtetit, dhe natyrisht që nxitjet për dialog synojnë ato tema që kanë qenë të njohura nga SHBA dhe BE, që kanë të bëjnë me çështje të një natyre praktike dhe konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.Z. Meta ju aktualisht ndodheni në Nju Jork. Në bazë të asaj që po zhvillohet ose është zhvilluar sot, çfarë mund të pritet nesër? Dy janë alternativat. E para është që të formalizohet dhe të procedohet me konsensusin. Në këtë rast, natyrisht që do të dominonte fryma e konsensusit dhe jo e votimit. Ndërsa alternativa tjetër, për të cilën ne vazhdojmë të punojmë dhe kemi kaq kohë që po e bëjmë, është ajo e rrëzimit në mënyrë tepër bindëse e rezolutës së Serbisë, në rast se ajo do ti shmanget kompromisit me Bashkimin Evropian.Ministër, ju keni qëndruar në kuadër të një vizite edhe në disa vende të tjera, dhe ndodheni aktualisht në Nju Jork. Sapo po na vijnë informacione se keni kërkuar nga Ambasadorët e Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin Kosovën. A mund të na thoni diçka më tepër? Po natyrisht që një pjesë e mirë, gati më tepër se një e treta e vendeve islamike e kanë njohur Kosovën. Në takimin që unë kam patur dje me 57 Ambasadorët e OKI, kam paraqitur edhe një herë të gjitha çështjet për të cilat ne kontestojmë dhe kërkojmë votimin kundër miratimin të rezolutës, dhe sigurisht që kemi apeluar për të thelluar njohjet e të gjitha atyre vendeve të kësaj Konference, të cilat ende nuk e kanë bërë publike njohjen e shtetit të ri të Kosovës, por që unë jam i bindur se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Ju keni pasur merita edhe për njohjen që i është bërë Kosovës nga Hondurasi apo jo?Besoj se ky është një proces që do të vazhdojë. Gjatë turit tim në Amerikën Qendrore unë kam marrë garanci edhe nga vende të tjera për të votuar kundër rezolutës së Serbisë, por njëkohësisht për të bërë publike në një të ardhme të shpejtë, njohjet e tyre për Kosovën. A keni patur ndonjë takim me Ambasadorin e përhershëm të Rusisë në OKB?Nuk kemi patur një takim të tillë, por kemi patur takime të shumta me Ambasadorë të vendeve të tjera; përveç takimit me Ambasadorët e vendeve islamike, kemi takuar Ambasadorët e rajonit të Karaibeve. Dhe në mënyrë të veçantë kemi patur takime koordinuese me Ambasadoren Amerikane Rosemary Di Karlo këtu në Nju Jork, me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në OKB, me Ambasadorin e Francës, Turqisë dhe me Ambasadorë të tjerë të vendeve me të cilat ne koordinojmë ngushtë përpjekjet tona për çështjen e Kosovës. Një pyetje e fundit. Ministër Meta, Kosova duke mos qenë anëtare e OKB, e ka të vështirë edhe të japë kontributin e saj në këtë mekanizëm shumë të komplikuar, ndërkohë që ju keni marrë një pjesë ose një barrë që ta kryeni një pjesë të punës duke lobuar për Kosovën. Më thoni nga informacionet që ju keni, a është Kosova në rrugë të mbarë për të siguruar njohje të domosdoshme që ndoshta brenda disa muajve të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara?Absolutisht që Kosova është në një rrugë shumë pozitive, sidomos pas vendimit të GJND-së. Jam tepër i bindur që shumë shpejt, procesi i njohjeve do të jetë i pandalshëm, dhe jam i bindur se edhe ndryshimi i rezolutës serbe do ti shërbejë këtij procesi.

Previous articleOazi i Detit, anija krociere me e madhe ne bote
Next articleTri dilemat e ish-kryeministrit Fatos Nano

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here