HYRJE Teknologji Youtube, mbyllen kanalet me pagese

Youtube, mbyllen kanalet me pagese

0
25

YouTube njoftoi mbylljen e kanaleve me pagesë, që u prezantuan me jo pak bujë në vitin 2013 si pjesë e përpjekjeve të rrjetit më të madh të shpërndarjes së videove për të përfituar financiarisht nga ky shërbim.

Bëhej fjalë për kanale që hapeshin nga palë të treta në YouTube dhe që përmes një pagese mujore ofronin akses individual për programe dhe video të veçanta që nuk ofroheshin falas.

Ky shërbim nuk fitoi asnjëherë popullaritetin e mjaftueshëm dhe Google e pranoi këtë. “Nuk u arrit kurrë objektivi, as nga palët e interesuara për të patur një kanal të tillë dhe as nga përdoruesit”, deklaroi Google.

Për këtë, gjiganti amerikan i teknologjisë njoftoi se do ta mbyllë këtë shërbim në muajin dhjetor. Të gjithë kanalet që kanë video në seksionin me pagesë të platformës do t’u kërkohet fshirja e tyre, ose bërja publike falas.

Në këtë ndryshim nuk përfshihet YouTube Red, seksioni i vetë platformës së Google ku ofrohen programe ekskluzive dhe pa reklamime për përdoruesit kundrejt një pagese mujore dhe që për momentin është e vlefshme vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here