Thaci: “Vizita e Vucic ne Kosove eshte normale”

0
99

thaciVizita në Kosovë e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, e cila është paralajmëruar për ditën e mërkurë, është vlerësuar si normale dhe e zakonshme nga zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë vizitë, Thaçi e ka vlerësuar të karakterit humanitar dhe fetar. “Këto vizita që ndodhin në rajon, janë krejt normale, krejt të zakonshme, të pranueshme, të vullnetit të mirë, të bashkëpunimit, të fqinjësisë, mesazhit evropian, mesazhit euroatlantik”, ka theksuar Thaçi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të qëndrojë në Kosovë me 14 janar. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, shërbimi për media i kryeministrit serb.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here