Home Aktualitet Shqipëria në “flakë”, shkak temperaturat e larta

Shqipëria në “flakë”, shkak temperaturat e larta

1344
0

Nëse mbrëmë në darkë u dha alarmi se rreth 20 familje sëbashku me spitalin e qytetit mund të përfshiheshin nga flakët në Tepelënë, sot rreziku ende nuk është fashitur plotësisht. Vatra e zjarrit e nisur në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës, e cila deri sot paradite shkatërroi tre hektarë pyll është riaktivizuar prapë.

Emergjencat Civile kanë nisur një helikopter për shuarjen flakëve nga ajri pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërsa në fshatin Dushaj, Bulqizë vijon zjarri në një masiv pyjor me dru ahu. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Sipas specialistëve të Emergjencave Civile “aktualisht është duke u punuar për shuarjen e flakëve edhe pse ato favorizohen nga era”.

Edhe në Klos situate është e vështirë. Në fshatin Patin, zjarri ka djegur një sipërfaqe prej 1 hektarësh me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe vetëm pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët.

Numrat e Emergjencës

Emergjencat Civile bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 ose në numrin 0694110198.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here