Home Sport Sancez drejt largimit nga Arsenali

Sancez drejt largimit nga Arsenali

786
0

SANCEZSituata te Arsenali sa vjen e bëhet më problematike. Sikur të mos mjaftonte mungesa e rezultateve, dje është mësuar se klubit i ka mbërritur kërkesa nga ylli i kësaj skuadre, Aleksis Sançez, për transferimin në verë. Futbollisti kilian ka mbetur i zhgënjyer pas turpërimit që i bëri Venger duke e lënë në pankinë ndaj Liverpulit dhe ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm nuk dëshiron të luajë më për londinezët.

Marrëdhënia mes futbollistit dhe Venger, ashtu si edhe shokëve të skuadrës, thuajse nuk ekziston pas asaj që ndodhi në javën e fundit, kur ai la në mes një seancë stërvitore para sfidës me Liverpulin. Kësisoj, futbollisti i ka komunikur klubit se po kërkon një sistemim të ri në verë, ndërsa ofertat nuk mungojnë.

Arsenali u përpoq t’i rinovonte kontratën gjatë muajve të kaluar por futbollisti refuzoi një rrogë prej 180 mijë paund në javë. Ai është i ndërgjegjshëm që PSG është gati t’i ofrojë rreth 300 mijë paund në javë, ndërsa edhe Juventus ka shprehur gadishmërinë për të siguruar 28-vjeçarin.

Sançez ka qenë një element kyç i lojës ofensive të Arsenalit në vitet e fundit. Futbollisti ka luajtur 128 ndeshje me “topçinjtë”, duke shënuar 62 gola e dhënë 40 asist. Por tani ai nuk shkon mirë as me shokët e skuadrës, të cilët janë mërzitur nga fakti që kiliani i kritikon gjithmonë pas humbjeve dhe mediat angleze kanë aluzduar se ka pasur edhe përplasje të mirëfillta në dhomat e zhveshjeve mes futbollistëve të tjerë me Sançez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here