HYRJE Aktualitet Lezhe, qellohet me arme aktivisti i LSI-se

Lezhe, qellohet me arme aktivisti i LSI-se

0
18

Një tjetër incident i rëndë është shënuar në Shëngjin pak minuta më parë. Raportohet se është qëlluar me armë ndaj një aktivisti të LSI-së në Shëngjin. Personi në fjalë që raportohet si Florian Bushku nga mediat ka marrë lëndime, pasi është qëlluar me tytën e pistoletës dhe është dërguar në spital. Mësohet se është jashtë rrezikut pë jetën.

Ngjarja ka ndodhur pak metra jashtë qendrës së votimit.
“Me datë 25.06.2017, rreth orës 10:15 është marrë njoftim se në rrugën kryesore midis shkolles 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka patur të shtëna me armë zjarri”-njofton policia.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë.

Por ndryshe nga sa u raportua nga terreni, policia thekson se “Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore”.

Sipas policise, “Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre”.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Dalin pamjet/ Përplasja me armë para QV në Shëngjin, plagoset aktivisti i LSI-së

UPDATE/ Dalin pamjet e para pas përplasjes me armë zjarri para qendrës së votimit në Shëngjin. Policia ka rrethuar vendin ku ndodhi ngjarja, e ku persona ende të paidentifikuar, raportohet rreth 10 vetë, sulmuan me armë aktivistin e LSI-së.

Sipas të dhënave të para mësohet se kanë qenë disa persona, rreth 10 vetë që në afersi të qendrës së votimit kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI-së.

Sipas te dhenave te para personi i lenduar eshte identifikuar si Florian Dushku. Por, ai nuk eshte plagosur me arme zjarri, por eshte qelluar me tyten e armes, nderkohe qe ne vend jane degjuar te shtena dhe eshte raportuar edhe per gjetje gezhojash.

Policia e Lezhes ne reagimin e pare per ngjarjes ben me dije se ka pasur te shtena arme, por jashte qendres se votimit dhe nuk dihet ende nese incidenti ka pasur lidhje me zgjedhjet apo jo.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here