HYRJE Aktualitet Kryeministri Berisha pergatit mbesat per diten e pare te shkolles

Kryeministri Berisha pergatit mbesat per diten e pare te shkolles

0
50

Është e dyta herë brenda pak javësh, që kryeministri Sali Berisha del në publik i shoqëruar nga mbesat dhe nipi.

Por, meqë plazhi mbaroi dhe tani është koha e shkollës, cifti kryeministror i ka shoqëruar vajzat e Argitës dhe djalin e Shkëlzenit të blejnë fletoret, lapsat me ngjyra që fëmijëve u duhen për në shkollë dhe në kopësht.

Nga pamjet duket se ajo që i drejton fëmijët është zonja Berisha, ndërsa gjyshi kryeministër është i pakursyer për çdo dëshirë të tyre.

Kryeministri Berisha, që duket se ka një lidhje më të veçantë me mbesën e madhe, Sarën, u tha fëmijëve se për të këto ishin blerjet më të gëzueshme të vitit.

Ndërsa për të gjithë fëmijët shqiptare, që ulen nesër në bankat e shkollës, kryeministri Berisha uron për një vit sa më të mbarë dhe suksese në mësime.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here