Home Ekonomi Kompanite celulare, ja procedurat per ruajtjen e numrit

Kompanite celulare, ja procedurat per ruajtjen e numrit

729
0

Abonentët e katër kompanive celulare dhe operatorëve të telefonisë fikse, do të kenë mundësi që të ndërrojnë dhënësin e shërbimit por pa ndërruar numrin. Shërbimi i bartjes së numrit ka filluar tashmë të ofrohet për qytetarët.

Të gjithë ata që do të jenë të pakënaqur me çmimet apo shërbimet që ofron kompania, në të cilën ata janë abonuar, do të kenë mundësinë që të transferohen tek një kompani tjetër pa humbur kontaktet, që do të shkaktohej nga ndërrimi i operatorit.

Bartja e numrit ose siç thirret në gjuhen teknike portabiliteti i numrit, cilësohet si një e drejtë e konsumatorëve për të zgjedhur atë operator tarifat dhe shërbimet e të cilëve iu vijnë atyre përshtat. Ashtu si çdo shërbim tjetër, edhe komunikimi cilësohet mall, për të cilin blerësi ka të drejtë ta marrë pa kosto shtesë.

Ligjërisht, ky shërbim duhet të kishte filluar së qe në verën e vitit të kaluar, por për shkaqe ende të paqarta u zvarrit deri në pranverën e këtij viti, duke iu mohuar kështu konsumatorëve këtë të drejtë.

Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka ngritur tashmë një qendër të posaçme, e cila do të administrojë ofrimin e këtij shërbimi ndaj abonentëve të telefonisë celulare dhe fikse.

Çdo kush që do të kërkojë bartjen e numrit do të duhet të kalojë nëpër disa procedura specifike, të cilat do të zgjasin disa ditë. Kështu, abonenti duhet të dërgojë një kërkesë pranë operatorit, prej të cilit ai dëshiron të marrë shërbimin. Në formularin që do të plotësojë, krahas kërkesën për ndërrimin e operatorit, abonenti mund të specifikojë se në cilin plan tarifor dëshiron të bëhet pjesë.

Pas marrjes së kërkesës, operatori kryen procedurat dhe lajmëron abonentin për kohën në të cilën do të bëhet bartja. Paraprakisht mendohet që procedurat të zgjasin mesatarisht 3-6 ditë deri në ofrimin e shërbimit nga operatori i ri.

Pas marrjes së kërkesës nga abonenti, kompania i dërgon ato tek dispeçeria qendrore që është ngritur për administrimin e këtij shërbimi. Këtu do të bëhet edhe kalimi i numrit nga një operator tek tjetri. Bartja e numrit nuk do të vlejë vetëm për operatorët e telefonisë së lëvizshme.

Shërbimi ofrohet edhe për abonentët e telefonisë fikse, të cilët nëse janë të pakënaqur nga shërbimi që ofron një operator, mund ta ndërrojnë atë me një tjetër.

Abonenti duhet të ketë parasysh që para se të kërkojë ndërrimin e operatorit, duhet që të shlyejë të gjithë detyrimet që ka ndaj kompanisë aktuale, nga e cila është duke marrë shërbimin. Po ashtu, duhet që të dhënat të plotësohet pa gabime, pasi në të kundërt sistemi do ta kthente mbrapsht aplikimin dhe procedurat do të duhej të fillonin nga e para.

Mundësimi i bartjes së numrit është një shërbimi i kërkuar prej kohësh nga kompanitë celulare, duke i dhënë mundësinë klientit të të ishte ai që do të zgjidhte shërbimin dhe tarifat më të mira.

Çfarë duhen pasur parasysh kur të mbartni numrin

Nëse doni të mbartni numrin dhe e keni me parapagesë, sigurohuni që krediti juaj të jetë zero ose afër zeros, pasi sistemin nuk lejon transferimin e tij nga një operator në tjetrën. Kur ju niseni për një shërbim më të mirë dhe çmime më të lira mund t’i shtoni kosto të tepërta zgjedhjes suaj nëse jeni të pavëmendshëm.

Mos dërgoni kërkesa për bartjen te shumë operatorë. Zgjidhni një operator marrës dhe plotësoni kërkesën vetëm tek operatori përkatës

Shërbimi do të ndërpritet për afërsisht 6 orë për të mundësuar operatorin të kryejë bartjen. Ndërkohë, ju nuk do të keni mundësi të merrni apo të bëni thirrje telefonike

Plotësoni me kujdes kërkesën për bartjen e numrit. Të dhënat duhet të jenë të sakta. Nëse ju nuk plotësoni të dhënat e kërkuara, sistemi do ta refuzojë atë.

Para se të kërkoni bartjen e numrit nga një operator të tjetri duhet të kini parasysh të shlyeni të gjitha detyrimet që keni ndaj operatorit aktual

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here