HYRJE Ekonomi Gjiknuri: Pas mandatit te dyte, mund te ulet TVSH per energjine elektrike

Gjiknuri: Pas mandatit te dyte, mund te ulet TVSH per energjine elektrike

0
45

damian-gjiknuri-koha-joneMinistri i Energjisë Damian Gjiknuri thotë se përmirësimi i sektorit energjetik dhe ekonomisë në tërësi mund të çojë në realizimin e një premtimi të pambajtur deri më tani nga qeveria, uljen e tvsh së për energjinë elektrike dhe rrjedhimisht uljen e çmimit për konsumatorët. 

“Ulja e tvsh së nuk qe e mundur për këtë mandat për shkak të gropës së madhe financiare që gjetëm përfshirë këtu sektorin energjetik, nëse do të kemi konsolidim të mëtejshëm dhe me cpo duket gjasë rritja e konomike e Shqipërisë do të kontribuojë për më shumë të ardhura, do të kemi mundësi mandatin tjetër të rishikohen edhe politikat e taksave, nuk dua të hyj këtu në shifra nuk e them sa do të jetë kjo”, tha ministri Gjiknuri.

Çmimi me të cilin konsumatorët familjarë e paguajnë aktualisht energjinë është 9.5 lekë për kilovat orë dhe mbi këtë tarifë llogaritet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar 20 %, që është pjesa që mund të reduktohet.

Ndërkaq treguesit kryesorë të përformancës së sektorit nergjetik vijojnë të jenë pozitivë. Kështu humbjet për vitin 2016 ranë në 28.04 % duke shënuar record në 20 vite ndërsa arkëtimi i faturave aktuale u rrit në 86.6 %.

Borxhi që konsumatorët, bizneset apo institucionet publike i kanë Operatorit të Shpërndarjes, për vitin 2016 ka rënë në 105.2 miliardë lekë  dhe paralelisht me këtë edhe borxhi që OSHEE u ka kompanive Kesh dhe OST ka pësuar rënie në 93.6 miliardë lekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here