“Gafa më e madhe e Bashës është refuzimi i paketës së McAllister”, kështu mësohet t’i ketë thënë deputetja e PD-së Majlinda Bregu, zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee. Takimi mes këtyre të dyve ka zgjatur për rreth 60 minuta.
“Panorama” thekson se zonja Bregu gjatë takimit me Brian Yee ka thënë se mbështet paketën e McAllister për zgjidhjen e krizës politike.
Deputetja Bregu tashmë renditet në anën e anëtarëve të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me zgjedhjet që kryetari i tyre ka bërë, duke filluar që nga bojkoti i Kuvendit e deri tek bojkoti i zgjedhjeve.
Sot zyrtari amerikan, Hoyt Brian Yee ka zhvilluar takime intensive me kryeministrin Rama, kreun e opozitës, Basha, Presidentin e Zgjedhur Meta dhe deputetet Majlinda Bregu e Jozefina Topalli, si dhe me gazetrët tek Artigiano.
Edhe dita e nesërme pritet të jetë po me takime intensive, ndërsa gjithashtu pritet edhe një përgjigje e kreut të PD-së, Lulzim Basha për vendimin që ai do të marrë në lidhje me zgjidhjen e krizës politike