Home Aktualitet Vrasja e Enton Nika, shkak u be borxhi qe kishte pronari i...

Vrasja e Enton Nika, shkak u be borxhi qe kishte pronari i lokalit

1536
0

enton-nika1Enton Nika, kishte vetëm 87 ditë që kishte dalë nga burgu ku dje është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë. Ka qenë një sherr i momentit i ndodhur në restorantin “Muraga” në zonën e Dajtit, ku viktima Nikaj ka qenë nën shoqërinë e njërit prej pronarëve të këtij restoranti Ismet Gaxheri, me të cilin ka njohje të hershme. Gaxheri mësohet të jetë konfliktuar me Elvis Martinin, pasi ky i fundit i ka dhënë atij një shumë financiare hua (Fajde) dhe për pasojë mes tyre ka ndodhur një përplasje fizike. Për të shuar sherrin, mes përplasjes me grushte ka ndërhyrë dhe 30-vjeçari Enton Nikaj, i cili është qëlluar me armë zjarri pistoletë në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë që shoku i tij Ismet Gaxheri, ka pësuar vetëm një gërvishtje në kokë, pasi është qëlluar me qytën e armës. Gaxheri është shtruar në spitalin ushtarak ku ka marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia tashmë ka shpallur në kërkim Elvis Martinin, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të cilët dyshohen si personat që kanë ekzekutuar me armë zjarri Enton Nikaj. Mësohet se ky i fundit gjatë kohes qe ka vuajtur denimin në burg ka qëndruar me “Gaxhain”, ndërkohë pas daljes nga qelia ka qëndruar nën shoqërinë e anëtarëve të grupit të Shullazit.

Dinamika e krimit
Një shumë financiare që Elvis Martini i kishte dhënë me të drejtë kthimi me përqindje Ismet Gaxherit, është bërë shkak i përplasjes me armë në restorant “Muraga”, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Nikaj. Sipas dinamikës që kanë ndërtuar ekspertët e policisë dhe prokurorisë, Elvis Martini ka shkuar dje në ambientet e restorantit “Muraga“ që menaxhohet nga tre vëllezërit Gaxheri. Nën shoqërinë e Martinit kanë qënë dhe tre persona të tjerë, ku dy prej tyre ishin të pajisur me armë zjarri pistoletë.

Martini së bashku me tre shokët e tij kanë pritur afro 2 orë në lokal për të takuar Ismet Gaxherin, por pikërisht në momentin kur janë përgatitur për tu larguar, brenda në lokal ka hyrë, personi që ata kërkonin, Gaxheri së bashku me viktimën Nikaj. Martini i ka kërkuar Gaxherit se nuk dilte nga lokali pa i marrë një pjesë të lekëve që ai i kishte dhënë borxh. Nga ana tjetër Gaxheri, këmbëngulte se borxhin do ja kthente, por në këtë periudhë ishte ngushtë nga gjendja e parave. Gjatë këtij debati, palët kanë shkëmbyer fjalë fyese dhe se mes tyre ka lindur një përplasje fizike.

Konflikti është zhvendosur nga ambientet e brendshme të restorantit në parkingun e tij, ku pikërisht në këtë vend, mes konfliktit ka hyrë dhe 30-vjeçari Enton Nikaj. Palët kanë nxjerrë pistoletat, ku me qytën e armës është qëlluar në kokë Ismet Gaxheri, ndërkohë që Enton Nikaj është qëlluar me një plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Kontrolle në garazhe e banesa për kapjen e autorëve
Kamerat e sigurisë, prova kryesore e prokurorisë

Kamerat e sigurisë të restorantit “Muraga” përbëjnë provën kryesore të policisë dhe prokurorisë, për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe autorët e kësaj ngjarje. Mësohet se filmimet e regjistruara janë sekuestruar që ditën e djeshme, ndërkohë ato janë duke u analizuar me imtësi nga oficerët e policisë. Në të njëjtën kohë mbrëmjen e djeshme, agjentët e policisë së Tiranës kanë kryer dhjetëra kontrolle në disa banesa dhe garazhe, pasi kishte dyshime të forta se fshiheshin autorët e krimit të rëndë, ndodhur mesditën e djeshme në zonën e Dajtit.

Një garazh është kontrolluar prapa stadiumit “Qemal Stafa”, por pas verifikimeve të imtësishme policia është larguar pa rezultat. Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion nga kompanitë celulare për tabulatet telefonike mes viktimës Nikaj, të plagosurit Gaxhari dhe autorëve të krimit, pasi dyhsohet se para vrasjes mes tyre ka patur komunikime të shpeshta në telefon dhe me mesazhe.Të gjitha këto komunikime tashmë janë bërë objekt hetimi, ndërkohë nga ana tjetër, policia ka shkuar në ambjentet e spitalit ushtarak ka ku administruar dëshminë e shtetasit të dëmtuar Ismet Gaxheri. Ky i funidt ka treguar të gjithë ngjarjen duke pohuar se kishte marrë një sasi parash tek shtetasi Elvis Martini, me të drejtë kthimi kundrejt kësteve të fitimit për çdo muaj.

Sipas tij kjo ka qënë dhe shkaku që mes tyre të klishte një përplasje fizike që më tej përfundoi në përdorimin e armëve. Tashmë policia është në ndjekje të autorëve të krimit që sipas bluve të Tiranës ata janë identifikuar, por emrat e tyre ende nuk bëhen publikë. Kontrolle janë kryer në dhjetëra banesa por nuk është arritur të lokalizohet asnjë nga autorët. Vrasjen e Nikaj e kanë parë dhjetëra klientë të restorantit “Muraga”, të cilët janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë dhe prokurorët e Tiranës. Ata kanë treguar të gjithë atë çfarë kanë parë, ndërkohë që kanë shtuar se asnjë nga personat nuk i njihnin dhe s’kishin dijeni rreth aktivitetit të tyre tregtar, apo detyrat që kishin në lokal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here