Ndërkohë që Kolegji Zgjedhor ende nuk ka përfunduar punët me garën për Bashkinë e Tiranës, një pjesë e kryetarëve të komunave e të minibashkive kanë marrë mandatin nga Gjykata e Shkallës së Parë
Në kohën kur pranë Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit po vazhdon debati juridik për shpalljen fituesit të kreut të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që shqyrtohet dhe vonesa e marrjes së vendimit prej anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-së) në shpalljen e rezultatit përfundimtar, 13 kandidatë fitues të shpallur nga Komisioni i Zonës së Qeverisjes Vendore (KZQV-së) i janë drejtuar togave të zeza për të vërtetuar mandatin e fituesit.
Një gjë e tillë konfirmohet nga burimet zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku nga data 25 maj e deri më 3 qershor të këtij viti, pranë kësaj Gjykate janë depozituar 13 kërkesa për vërtetim mandati për kryetar Bashkie, Komune dhe njësie Bashkiake në kryeqytet. Togave të zeza të Gjykatës së Shkallës së Parë, i janë drejtuar kandidatët e shpallur tashmë fitues nga KZQV-të, e ata janë fituesit e Njësisë Bashkiake nr. 1, 3, 4 dhe 5, fituesit si kryetar të Bashkisë së Vorës e Kamzës, si dhe fituesit e Komunave Kashar, Farkë, Vaqarr, Dajt, Ndroq, Krrabë dhe Shëngjergj të qarkut të Tiranës. Nga 13 kërkesat e paraqitura, gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë bazuar në nenin 40 / 1 të Ligjit nr. 8652, datë 31 korrik 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” ka shpallur fitues pesë prej tyre. Niveli i parë i gjykimit ka mandatuar kandidatët fitues të Bashkisë së Vorës, Kamzës, kandidatin fitues të Njësisë Bashkiake nr. 4 në Tiranë dhe kryetarët e Komunës Vaqarr dhe Krrabë.
I pari që ka paraqitur kërkesë padinë për “shfuqizim / ndryshim akti administrativ” me objekt “vërtetimin e vlefshmërisë së mandatit” ka qenë kreu i Bashkisë së Vorës shtetasi Fiqiri Ismaili, i cili në zgjedhjet e 8 majit 2010 doli përsëri fitues i mbështetur nga Partia Demokratike, konkretisht “Aleanca për Qytetarin”. Kjo kërkesë padi, pas shqyrtimit në një seancës gjyqësore u pranua nga gjyqtarja Enkelejda Metalija (Softa), duke e mandatar fituesin e zgjedhjeve të 8 majit z. Fiqiri Ismaili me vendim Gjykatë si kryetar i Bashkisë së Vorës.
Po të njëjtën formulë të kërkesë padisë drejtuar togave të zeza, e ka ndjekur edhe fituesi i zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Kamzës z.Xhelal Mziu nën siglën e koalicionit të djathtë, i cili tashmë është mandatuar me vendim Gjykate. Po kështu edhe kandidati fituesi i “Aleancës për Qytetarin” për kryetar i minibashkisë nr. 4 në Tiranë z.Hysen Gjura, mandat i cili i është dhënë me vendim Gjykate së bashku me fituesin e kandidatit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komunën e Krrabës, z. Refik Velija. Përveç fituesve të djathtë që i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, të cilët kanë konfirmuar mandatin e fituar, togave të zeza i është drejtuar edhe fituesi i koalicionit të majtë të “Aleancës për të Ardhmen” z. Gentian Myrtaj i cili doli fitues në Komunën e Vaqarrit me mbi 1500 vota diferencë nga kandidati i djathtë i cili pak ditë më parë kreu vetëvrasje.
Të gjithë këtyre fituesve që tashmë janë mandatar nga Gjykata, i lind e drejta që të fillojnë punë pranë Bashkive apo Komunave të fituara. Nga ana tjetër, gjatë ditëve në vazhdim pritet që Gjykata e Shkallës së Parë të marrë në shqyrtim edhe 7 kërkesat e tjera të kandidatëve të shpallur fitues me vendim të anëtarëve të KZQV-ve.
PADIA 1
Nr. i Çështjes: 10578
Data e regjistrimit: 25.05.2011
Paditësi: Fiqiri Ismaili
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim / ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetimi i mandatit për Kryetar Bashkie në juridiksionin e Bashkisë Vorë
Gjyqtare: Enkelejda Metaliaj (Softa)
Data e vendimit: 29.05.2011
Mendimi Përfundimtar: Pranuar
PADIA 2
Nr. i Çështjes: 10718
Data e regjistrimit: 30.05.2011
Paditësit: Hysen Xhura
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetimi i vlefshmërisë së mandatit për kryetar të Njësisë Bashkiake nr.4 Tiranë
Gjyqtari: Agron Zhukri
Data e vendimit: 31.05.2011
Mendimi Përfundimtar: Pranuar
PADIA 3
Nr. i Çështjes: 10722
Dt. e regjistrimit: 31.05.2011
Paditësi: Gentian Myrta
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetimin e mandatit të kryetarit të Komunës Vaqarr
Gjyqtari: Agron Zhukri
Nr. i vendimit: 4608
Data e vendimit: 01.06.2011
Mendimi Përfundimtar: Pranuar
PADIA 4
Nr. i Çështjes: 10774
Data e regjistrimit: 01.06.2011
Paditësi: Refik Velija
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Mbi vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të Komunës Krrabë Tiranë
Gjyqtari: Agron Zhukri
Nr. i vendimit: 4649
Data e vendimit: 02.06.2011
Mendimi Përfundimtar: Pranuar
PADIA 5
Nr. i Çështjes: 10775
Data e regjistrimit: 01.06.2011
Paditësi: Xhelal Mziu
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetim i vlefshmërisë së mandatit për Kryetar të Bashkisë Kamëz Qarku Tiranë
Gjyqtari: Farije Budo
Nr. i vendimit: 4698
Data e vendimit: 02.06.2011
Mendimi Përfundimtar: Pranuar
PADIA 6
Nr. i Çështjes: 10723
Data e regjistrimit: 31.05.2011
Paditësi: Pëllumb Curri
Lloji i Çështjes: Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativë
Objekti: Vërtetimin e mandatit të kryetarit të Komunës Ndroq
Gjyqtari: Arjan Aliaj
PADIA 7
Nr. i Çështjes: 10773
Data e regjistrimit: 01.06.2011
Paditësi: Fatbardh Plaku
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetimin e mandatit tim si kryetar i Komunës Farkë bazuar në vendimin nr.374 datë 15.05.2011 të KZAZ 57
Gjyqtari: Mimoza Kajo
PADIA 8
Nr. i Çështjes: 10679
Data regjistrimit: 27.05.2011
Paditësi: Besnik Fuçia
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetim i vlefshmërisë së mandatit si kryetar i komunës Kashar z.Besnik Fuçia
Gjyqtari: Arjan Aliaj
PADIA 9
Nr. i Çështjes: 10776
Data e regjistrimit: 01.06.2011
Paditësi: Jeta Seitaj
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetimin e mandatit të kryetarit të njësisë bashkiake nr.5 shpallur me vendimin nr.43 date 21.05.2011 nga KZAZ nr.49 Qarku Tiranë
Gjyqtari: Arjan Aliaj
PADIA 10
Nr. i Çështjes: 10806
Data e regjistrimit: 02.06.2011
Paditësi: Ilir Kokona
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetim mandati për kryetarin e Njësisë Bashkiake nr.3
Gjyqtari: Arjan Aliaj
PADIA 11
Nr. i Çështjes: 10807
Data e regjistrimit: 02.06.2011
Paditësi: Kujtim Qefalia
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetimin e vlefshmërisë së mandatit si kryetar i Komunës Dajt Qarku Tiranë
Gjyqtari: Anila Kristani
PADIA 12
Nr. i Çështjes: 10808
Data e regjistrimit: 02.06.2011
Paditësi: Dritan Duka
Lloji i Çështjes: Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Mbi vlefshmërinë e mandatit te kryetarit të Komunës Shëngjergj Tiranë në zgjedhjet e zhvilluara në 8 maj 2011
Gjyqtari: Artur Gaxhi
PADIA 13
Nr. i Çështjes: 10877
Data e regjistrimit: 03.06.2011
Paditësit: Lindita Nikolla
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Objekti: Vërtetimi i mandatit të kryetarit të Njësisë Bashkiake nr.1 Tiranë në zgjedhjet vendore të datës 08.05.2011
Gjyqtari: Artur Gaxhi