Home Aktualitet Tiranë, vritet me armë efektivi i policisë

Tiranë, vritet me armë efektivi i policisë

781
0

Një konflikt mes dy kolegëve, punonjës të policisë së policisë së Tiranës, i ka kushtuar jetën 41-vjecarit Bashkim Memia.

Punonjësi i policisë u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij, Genc Domi, mesditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ndërsa mësohet se 41-vjecari u plagos me disa plumba, por nuk mundi të mbijetonte pavarësisht se u transportua menjëherë në spital.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorit, Genc Domi, vetëm pak minuta pas ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti personal mes dy punonjësve të policisë të cilët njiheshin mirë me njëri tjetrin, pasi banonin në të njëjtën zonë.

Megjithatë policia ende nuk ka dhënë një version zyrtar për ngjarjen e rëndë që tronditi banorët e Kombinatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here