Një sulm terrorist, përmasat dhe objektivi i të cilit nuk dihet, është parandaluar këtë të mërkurë nga Policia e Tiranës.
Blutë e kryeqytetit arrestuan në zonën e Unazës së Re një 35-vjeçar nga Selenica e Vlorës i cili dyshohet se kishte ardhur në Tiranë me misionin për të kryer një akt terrorist.
Petrit Ademaj ishte i armatosur me pistoletë dhe me një granatë, ndërsa sipas policisë, kishte udhëtuar me motor nga Vlora në Tiranë. Motori i Petrit Ademajt ishte i modifikuar per te mnudesuar largimin me te shpejte pas kryerjes se aktit terrorist. Arrestimi i tij erdhi pasi me heret ishte ne vezhgimin e policise.