Home Aktualitet Strategjia e re e Policise se Shtetit, 19% jane gra dhe 2%...

Strategjia e re e Policise se Shtetit, 19% jane gra dhe 2% nga minoriteti

690
0

177658TIRANE- Policia e Shtetit parashikon një rritje në numrin e punonjësve të policisë femra në masën 19 % dhe një rritje prej 1.9 % të punonjësve të policisë nga minoritetet dhe grupet etnike deri në vitin 2020. Kjo gjë parashikohet në strategjinë e re të rendit publik për vitet 2014-­2020 dhe plani i veprimit për periudhën 2015­-2017.

Qëllimi i kësaj strategjie është që të rinovohet brenda vitit 2017 shërbimi i patrullimit me punonjës të policisë të moshës së re, të rritet pjesëmarrja e grave dhe e minoriteteve, si dhe të rinovohet personeli i shërbimeve të veçanta me punonjës që kanë arsimin e kualifikimin e duhur në fushat respektive (shërbimi për policinë në komunitet, hetimin e krimit ekonomik-financiar e kompjuterik, informatizimin dhe teknologjinë e re, bashkëpunimin ndërkombëtar etj.).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here