Home Sport Statistikat e Kupës së Botës

Statistikat e Kupës së Botës

739
0

Spanja është ekipi që ka shënuar më pak gola si skuadër kampione e botës: vetëm 8, ose dy herë më pak se Gjermania e vendit të tretë.

1 – Gjermania ishte ekipi që shënoi më shumë gola në Botëror: 16 gola në 7 ndeshje. Holanda u rendit e dyta, 12 gola. Spanja shënoi vetëm 8 gola. Hondurasi dhe Algjeria ishin dy ekipet e vetme që nuk shënuan asnjë gol.

2 – Për golat e pësuar kampion mban Koreja e Veriut, 12 gola, edhe pse ajo luajti vetëm 3 ndeshje. Simotra e saj, Koreja e Jugut renditet e dyta me 8 gola, dhe po 8 gola ka pësuar Uruguai. Portugalia dhe Zvicra pësuan nga një gol.

3 – Spanja është ekipi që ka goditur më shumë në drejtim të portës: 99 herë gjatë 7 ndeshjeve. Uruguai është ekipi i dytë me 81 goditje, i ndjekur nga Gjermania, 80 dhe Holanda, 79. Më pak gjuajtje, Hondurasi, 13.

4 – Holanda është skuadra që ka gjuajtur më shumë në kuadratin e portës: 43 goditje, e ndjekur nga Uruguai, 40. Argjentina, 39., Gjermania, 37 dhe Spanja, 35. Më pak gjuajtje në kuadrat, Zelanda e Re (15) dhë Hondurasi (13).

5- Përsa u përket pasimeve të suksesshme gjatë lojës, pa dyshim që është Spanja: 3713, e ndjekur nga Gjermania, 2732 dhe Holanda, 2529. Argjentina është e katërta me 2241 pasime dhe Brazili i pesti, me 2025 pasime të sakta.

6 – 17 kartonë të kuq u dhanë gjatë 64 ndeshjeve të këtij Botërori. Nëntë skuadra u ndëshkuan me të paktën një karton të kuq, ndërsa katër të tjera me nga dy: Australia, Uruguai, Algjeria dhe Brazili.

7 – Më shumë kartonë të verdhë mori Hollanda, 22, e ndjekur nga Kili, 13. Sllovakia, Gana dhe Gjermania, nga 11. Më pak kartonë mori Koreja e Veriut, 2. Spanja u ndëshkua me tetë kartonë të verdhë, katër prej tyre në finale.

8 – Katër lojtarë shënuan nga 5 gola këtë botëror: David Vija (Spanjë), Uesli Shnajder (Holandë), Diego Forlan (Uruguai), por “Këpucën e artë” e fitoi gjermani 20-vjeçar Tomas Myler, autor i po 5 golave, por në më pak minuta lojë.

9 – Përsa u përket asistëve, pesë lojtarë kanë dhënë nga 3 të tillë: gjermanët Bastian Shvajnshtajger, Mesut Ozil dhe Tomas Myler. Edhe Holandezi Dirk Kajt dhe braziliani Kaka kanë dhënë nga 3 asistë. Pesë lojtarë kanë dhënë nga dy asistë.

10 – Më shumë pasa dhanë tre lojtarë spanjollë: Ksavi, 657; Serxhio Buskets, 543; Ksabi Alonso, 520. Bastian Shvajnshtajger i Gjermanisë ka dhënë 515 pasime. Lionel Mesi ka dha 321 pasime, i 12-ti, ndërsas Uesli Shnajder dha 317, i 14-ti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here