Një pedagog i Universitetit të Durrësit ka hartuar një testim skandal për studentët e tij. Bëhet fjalë për lëndën Histori e Mendimit Ekonomik, shkruan Panorama. Në këtë lëndë, pedagogu ka ndërtuar disa pohime të rreme dhe të vërteta dhe studentët duhet të gjejnë të duhurit.
Mirëpo, në to janë futur pohime si “Adam Smith mbështet LSI-në; Shën Agustini ka patur tatuazh fytyrën e Sali Berishës; Ekonomia politike lindi nga insistimi i Edi Ramës për reformën në drejtësi; etj”.