Home Aktualitet Sinanaj: Mehillajt me mashtruan, kisha plan ti vrisja

Sinanaj: Mehillajt me mashtruan, kisha plan ti vrisja

572
0

vellezerit -mehillajMashtrimi që i bënë dy kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj pasi Julian Sinanaj, ka vrarë peshkatarin Sokol Veizi, ka shtyrë të mendojë vrasësin gjakftohtë, për një eleminim të mundshëm dhe të vetë urdhëruesve të tij. Të paktën kështu ka deklaruar në dëshminë e tij të dhënë para prokurorëve Ardian Nezha dhe Behar Dibra, ku i ka treguar se me Mëhillajt për gati dy javë ka pasur probleme të shumta, për shkak se i kishin dalë nga fjala.

Sipas Sinanaj, për vrasjen e Veizit ishte bërë një marëveshje që Sinanaj, ti kalohej në pronësi një sipërfaqe toke, prej 1500 metra në qytetin e Vlorës. Kjo marrëveshje ka qënë në fuqi deri në momentin kur Sinanaj, është nisur në drejtim të vendit, ku do e ekzekutonte shtetasin Sokol Veizi. Ky i fundit është qëlluar me dy plumba, duke mbetur i vdekur në vend. Porosia e Mëhillajve ishte përfunduar dhe se vrasësi me pagesë Julia Sinanaj, është kthyer për të marrë dokumentat e sipërfaqes tokësore prej 1500 metra katrorë.

DALJA NGA FJALA
Teksa është qetësuar disi situata në Vlorë, Julian Sinanaj pa kaluar shumë ditë nga ekzekutimi me pagesë që kishte kryer për llogari të Mëhillajve, ka shkuar në lokalin ku zakonisht qëndronin pikërisht dy kushërinjve. Pikërisht në këtë moment, 29-vjeçari i ka kërkuar dorëzimin e letrave dhe hipotekën e sipërfaqes tokësore të premtuar. Madje sipas dëshmisë së dhënë në prokurori, kërkesa ka qënë për të shkuar para një noteri, me qëllim kryerjen e aktit të dhurimit të truallit të premtuar.

Mirëpo në këtë moment, kushërinjtë Mëhillaj kanë filluar të bëjnë manovrat e tyre, duke i pohuar Sinanajt se nuk mund ti dorëzojnë tokës, si pasojë e problemeve që shfaqeshin me dokumentacionin e truallit. Sinanaj, duket se ka kuptuar gjithçka dhe është larguar, duke u kthyer disa ditë më vonë sërisht tek Mëhillajt. Ashtu si në takimin e parë është bërë e njëjta bisedë, por sërisht Sinanaj dhe Mëhillajt nuk kanë rënë në një marrëveshje konkrete.

MENDIMI PER VRASJE
Nisur nga kjo situatë, Julian Sinanaj ka menduar të ekzekutojë dy kushërinjtë Mëhillajt, ku këtë herë vrasjen do e kryente për llogari të vetes. Ai ka zhvilluar dhe një takim të tretë me Mëhillajt, ku pikërisht në bisedë e sipër Mëhillajt kanë pranuar ti japin çelësat e një apartamenti gasioner, prej 50 metra katror vrasësit Julian Sinanaj. Pavarësisht se një gjë e tillë nuk ishte premtuar nga Mëhillajt, 29-vjeçari ka pranuar të marrë “dhuratën” dhe të shuajë konfliktin e lindur me Andon dhe Genis Mëhillajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here