Home Ekonomi Shqiperia ben disa hapa pas ne lirine ekonomike

Shqiperia ben disa hapa pas ne lirine ekonomike

711
0

economy-freedomShqipëria ka pësuar rënie sa i përket lirisë ekonomike, krahasuar kjo me një vit më parë. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga raporti vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, botuar nga Fondacioni Heritage.

Në raportin e “Heritage” vendi ynë ka marrë një total prej 65.7 pikësh duke shënuar një ulje prej 1.2 pikësh krahasuar me raportin e një viti më parë. Në këtë mënyrë, sipas raportit, Shqipëria renditet e 63-ta sa i përket lirisë ekonomike në botë me një liri ekonomike të moderuar, si dhe në vendin e 29 nga 43 shtete në Evropë, me një rezultat të përgjithshëm mbi mesataren globale.

Raporti thekson se gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria ka përparuar në rezultatin e saj të lirisë ekonomike nga 1.7 pikë, me një rritje në gjashtë nga 10 kategoritëe përcaktuara në raport, duke përfshirë lirinë e tregtisë dhe menaxhimin e shpenzimeve publike. Megjithatë, në raportin e vitit 2015, nuk është vijuar tendenca në rritje e lirisë ekonomike.

Dhe sipas raportit kjo rënie vjen për shkak të dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime. Vlerësimet më të ulëta, Shqipëria i ka marrë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe të drejtës së pronës.

Raporti bën edhe një panoramë të gjendje ekonomike, duke nënvizuar se ekonomia shqiptare është kryesisht në duar private, por shteti vazhdon të kontrollojë ndërmarrjet kyçe, veçanërisht në sektorin e energjisë.

“Edhe pse investimet e huaja direkte janë rritur gjatë viteve të fundit, niveli i përgjithshëm mbetet ende ndër më të ulëtit në rajon. Reformat e thella strukturore për të diversifikuar ekonominë dhe përmirësuar fleksibilitetin e tregut të punës mbeten kritike për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Të drejtat e pronës dhe liria nga korrupsioni janë të dobët.” theksohet në raportin e “Heritage”

Read more about Albania Economy. See more from the 2015 Index.

Zbatimi i ligjit
Në 2014, Shqipëria u bë një vend kandidat i BE-së, me kusht që ajo të bëjë përparim të mëtejshëm në reformimin e gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit për të luftuar korrupsionin e rrënjosur thellë dhe luftën ndaj krimit të organizuar, trafikimit njerëzor, dokumente false, dhe pastrimi i parave. Gjyqtarët ndonjëherë përballen me kërcënime dhe dhunë fizike. Mbrojtja e pronës intelektuale dhe reale është e dobët, veçanërisht për pronësinë e tokës.

Qeveria
Qeveria ka rritur normat e saj margjinale individuale dhe korporatave të tatimit mbi të ardhurat. Tatimit mbi të ardhurat është tani 23 për qind, ndërsa ajo ndaj bizneseve është 15 për qind. Arkëtimet e përgjithshme tatimore mbetet 23 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Shpenzimet arrijnë në 28.2 për qind të ekonomisë së vendit, dhe borxhi publik është i barabartë me rreth 70 për qind e të ardhurave.

Efikasiteti rregullator
Pavarësisht reformave të fundit, mjedisi i paefektshëm i biznesit ende pengon zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Mesatarisht, nisja e një biznesi kërkon pesë procedura, por marrja e  lejeve të nevojshme mund të marrë mbi 200 ditë. Në mungesë të një tregu të punës që funksionon mirë, aktiviteti informal i punës vazhdon. Kontrollet e çmimeve dhe subvencionet qeveritare shtrembërojnë çmimet e brendshme për energjinë elektrike, ujin, produktet bujqësore, dhe transportit hekurudhor.

Tregu i hapur
Shqipëria ka një normë mesatare tarifore prej 1,1 për qind tarifor, dhe ka pak barriera jo-tarifore. Promovimi i investimeve të huaja është një qëllim i deklaruar, por ka kufizime mbi pronësinë e huaj të tokës bujqësisore. Bankat përbëjnë mbi 90 për qind të totalit të aktiveve financiare të sektorit. Edhe pse sistemi bankar mbetet relativisht i mirë kapitalizuar, kreditë  e këqija janë rritur me mbi 20 për qind e të gjitha kredive. – See more at: http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/liria-ekonomike-shqip-ria-b-n-hapa-prapa-problem-korrupsioni-268608.html#sthash.I9jwr2Vg.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here