Home Aktualitet Shperthim tritoli ne Fushe-Kruje, nuk ka te lenduar

Shperthim tritoli ne Fushe-Kruje, nuk ka te lenduar

563
0

fushe-krujeNjë shpërthim i fuqishëm tritoli ka  goditur sërish qytetin e Fush-Krujës rreth orëve të para të mëngjesit në lokalin ‘7 Yjet’, vend në të cilin ishte vendosur një billbord i kandidatit të Partisë Demokratike për këtë bashki, Hamdi Pasha.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve, paraprake një automjet tip ‘Ford’ i cili ndodhej i parkuar para lokalit është dëmtuar plotësisht. Sipas verifikimeve të bëra, automjeti me targë KR 8533 A, ndodhet në pronësi të shtetasit Albert Hidrollari.

Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se direkt pas shpërthimit kane pare një person te veshur me të bardha dhe me kapuç qe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Lokali ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit Kurt Qira 48 vjeç, me banim ne fshatin Borizanë që aktualisht është nënkryetar i komunës Thumane dhe aktivist i hershem i PD-së, dhe aktualisht po angazhohet në fushatën e PD.

Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e kësaj ngjarje. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here