Home Aktualitet Shkodër, vritet babai i 3 fëmijëve, në pranga 2 fqinjët

Shkodër, vritet babai i 3 fëmijëve, në pranga 2 fqinjët

691
0

Konkurrenca për pasagjerët e linjës Shkodër-Oblikë i ka kushtuar jetën një 42-vjecari babai i tre fëmijëve. Ai është qëlluar me armë zjarri dje rreth ores 22:45 minuta ne fshatin Oblike, komuna Ana e Malit në Shkodër.

Viktima është shtetasi Agim Shullani banues ne Garuc, fshati Oblike. Ai u gjet pa jete 100 metra larg baneses se tij. Policia pas sinjalizimit ngriti dyshimin se vrasja mund te kishte ndodhur pas ndonje konflikti te castit, dhe organizoi operacionin e koduar “Taraboshi”. Pas marrjes se deshmive te ndryshme, disa ore pas vrasjes u be i mundur arrestimi dy personave si te dyshuarit kryesore per kete ngjarje.

Ata jane babe e bir, Riza Idrizi 56 vjec dhe Naim Idrizi 22 vjec po nga fshati Oblike. Mes autorëve dhe viktimes disa ore para ngjarjes ka pasur nje konflikt ne lidhje me konkurencen ne pune dhe me pas ne shenje hakmarrje babe e bir i kane zene prite prane shtepise duke e qelluar per vdekje 42-vjecarin. Edhe autoret e ngjarjes kane furgone qe bejne transportin e pasagjereve ne te njejten linje dhe jane fqinj me 42-vjecarin. Ata ishin konfliktuar me viktimen e tyre pak ore para se te organizonin vrasjen.

Gjithashtu është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit tip pistoletë, Berrett, si dhe një silenciatori dhe një sasi fishekësh model 56.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here