Home Politike Rama ulet në tryezën e Berishës. Paraqet ofertën e opozitës

Rama ulet në tryezën e Berishës. Paraqet ofertën e opozitës

546
0
I ka surprizuar të gjithë ardhja e papritur e Edi Ramës në tryezën e partive për reformën zgjedhore. Në tryezën ku më parë kishte mohuar prezencën dhe të cilën e priste të rrumbullakët, kreu socialist i ka dorëzuar kryeministrit Berisha ofertën e tij politike për daljen nga kriza.
Oferta e opozitës, komision 4- mujor
“Kam ardhur këtu me një ofertë, është një ofertë për ta ngritur komisionin parlamentar një orë më parë dhe vetëm me ngritjen e këtij komisioni parlamentar ne fillojmë paralelisht punën për reformën zgjedhore. Kopjen time të vetme do tia jap problemit tim të vetëm”, tha Rama.
Por krahas garancisë për të shqyrtuar në detaje draftin e PS, kryeministri ka artikualuar atë që prej kohësh mundonte socialistët, mosdjegien e Kutive. “Sot dhe deri dy muaj sa të fillojë fushata tjetër deri në vitin 2013 Sali Berisha ri disponibël për të numëruar cdo votë dhe absolutisht nuk do të digjen kutitë. Ua them unë, nuk ka moment ti bëj një gjest të tillë opozitës. I them zotit Rama që dhe tre jetë po ti ketë dhe të rrëmojë nuk do gjejë gjë tjetër vecse sinqeritetin e kundërshtarit të tij”, tha Sali Berisha. Mes replikave dhe batutave, 2 liderët kanë rënë dakord që puna për komisionin dhe reformën të vazhdohet më tej edhe pse jo në nivel kryetarësh.

I ka surprizuar të gjithë ardhja e papritur e Edi Ramës në tryezën e partive për reformën zgjedhore. Në tryezën ku më parë kishte mohuar prezencën dhe të cilën e priste të rrumbullakët, kreu socialist i ka dorëzuar kryeministrit Berisha ofertën e tij politike për daljen nga kriza.
• Oferta e opozitës, komision 4- mujor
“Kam ardhur këtu me një ofertë, është një ofertë për ta ngritur komisionin parlamentar një orë më parë dhe vetëm me ngritjen e këtij komisioni parlamentar ne fillojmë paralelisht punën për reformën zgjedhore. Kopjen time të vetme do tia jap problemit tim të vetëm”, tha Rama.
Por krahas garancisë për të shqyrtuar në detaje draftin e PS, kryeministri ka artikualuar atë që prej kohësh mundonte socialistët, mosdjegien e Kutive. “Sot dhe deri dy muaj sa të fillojë fushata tjetër deri në vitin 2013 Sali Berisha ri disponibël për të numëruar cdo votë dhe absolutisht nuk do të digjen kutitë. Ua them unë, nuk ka moment ti bëj një gjest të tillë opozitës. I them zotit Rama që dhe tre jetë po ti ketë dhe të rrëmojë nuk do gjejë gjë tjetër vecse sinqeritetin e kundërshtarit të tij”, tha Sali Berisha. Mes replikave dhe batutave, 2 liderët kanë rënë dakord që puna për komisionin dhe reformën të vazhdohet më tej edhe pse jo në nivel kryetarësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here