Home Aktualitet Rama në Bruksel, takohet me Fyle. “Nuk tërhiqemi nga transparenca”

Rama në Bruksel, takohet me Fyle. “Nuk tërhiqemi nga transparenca”

3029
1

Oferta e re e Partise Socialiste dhe qellimi i saj per zgjidhjen e krizes politike kane qene tema kryesore e takimit mes kryetarit te opozites Edi Rama dhe komisionerit Shtefan Fyle. Lideri i opozites ka theksuar se  kriza mund te zgjidhet vetem nese pala tjeter do te reflektoje qe reforma zgjedhore te jene ne interes te te gjitheve.

“Është koha që edhe pala tjetër, edhe Sali Berisha, të reflektojë mbi këtë domosdoshmëri në interest ë vendit, në interes të shqiptarëve, në interes të axhendës së integrimit për të krijuar kushtet që reforma e re zgjedhore të mos jetë një tjetër ligj I bukur në letër dhe I paimplementuar në realitet, por të jetë shprehje e vullnetit të palëve për transparencë dhe njëkohësisht të reflektojë edhe gjetjet e këtij hetimi pa të cilin nuk mund të ketë reformë zgjedhore dhe as zgjedhje në Shqipëri” tha Rama.

Nderkohe kabineti i komisionerit per zgjerimin konfirmoi per ALSAT se zoti Fyle ka insistuar qe t’i jepet fund ngerçit politik ne menyre qe vendi te fitoje kohen e humbur dhe te beje zgjedhjet e 2011-se ne standardin evropian.

Per sa u perket njoftimeve te dhena ne media lidhur me nje ndermjetesim te mundshem nga Komisioni Evropian
mes PD dhe PS, kabineti i zotit Fyle ka mohuar se ekziston nje projekt i tille.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here