Home Aktualitet Piramida, PS kërkon “ndihmën” e Ina Ramës

Piramida, PS kërkon “ndihmën” e Ina Ramës

1455
0

Çështja e Piramidës, i futet rrugës gjyqësore. Opozita shqiptare ka vendosur që këtë debat të mos e bëjë në media por në rrugë institucionale duke çuar në Prokurori të Përgjithshme kërkesën për ndjekje penale ndaj funksionarëve të Ministrisë së Kulturës Turizmit, Rinisë dhe Sporteve për shpërdorim të fondeve të akorduara për ndërtimin e një teatri në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, “Pjetër Arbnori”. Parlamenti ka vendosur që Piramida të shembet dhe aty të ngrihet kompleksi i ri i Parlamentit shqiptar, ndërkohë që dy vjet më parë kishte vendosur që QNK të transformohej në teatër, duke nisur dhe punimet të cilat vijojnë edhe sot. Me këtë lëvizje të socialistëve pritet reagimi i Prokurorisë nëse do të ketë ndonjë zyrtar të ndëshkuar për shpërdorim fondesh apo thjesht do të arkivohet si çështje.
Pikat ku mbështetet PS
Partia Socialiste ka rreshtuar pesë arsye pse mendon se në projektin e Piramidës ka shkelje ligjore. Në pikën e parë konsiderohen si të humbura fondet e akorduara nga Ministria e Kulturës për projektin e adaptimit dhe shndërrimit të Piramidës në teatër dramatik kombëtar, fonde këto të prokuruara me konkurs ndërkombëtar dhe të lëvruara në favor të studios “Louis Berger” në një shumë prej 130 mijë eurosh. Së dyti për zbatimin e projektit, pas procedurave të prokurimit, nga studio fituese është kontraktuar firma fituese greko- shqiptare “Orion sa & ak & art” me administrator Astrit Kuqi. Sipas një prononcimi të Kuqit, firma e tij ka kryer 33 për qind të volumit të punimeve, të cilat janë përdorur sipas situacioneve, që vërtetojnë punimet e kryera. Siç thuhet në dokumentin e dorëzuar nga PS, pagesa që ka shkuar në këtë rast në favor të këtij subjekti është mbi dy miliard lekë. Së treti thuhet në dokument sipas dispozitave të kodit civil, Ministria e Kulturës penalizohet për prishje të njëanshëm të kontratës me formën që po kryen rikonstruksionin. Së katërti, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” është shpallur monument kulture dhe në këtë rast shembja e saj siç argumentohet në kërkesën e Partisë Socialiste shkel haptazi ligjin 9048 datë 7.4.2003 për trashëgiminë kulturore ku pikërisht përgjegjëse për zbatimin e tij është Ministria e Kulturës. Në pikën finale në dokument shkruhet se objekti në fjalë nuk ka asnjë lloj leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, dhe Ministria e Kulturës si ent prokurues, duhet të ishte pajisur me lejen përkatëse.
Arsyet
Si përfundim thuhet në dokumentin e Partisë Socialiste dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, listimi i fakteve të tilla të cilat janë bërë publike si dhe fakteve të tjera të cilat do ju rezultojnë gjatë procesit hetimor, kryerja e veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim flagrant me ligjin nga ana e funksionarëve të Ministrisë së Kulturës i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit si dhe mund t’i ketë sjellë përfitime të padrejta personave të tretë duke shpërdoruar dhe çuar dëm vlera monetare që janë pasuri e të gjithëve. Për të gjitha këto arsye Partia Socialiste i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të ndjekë penalisht për shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti të të gjithë funksionarëve shtetërorë që do të rezultojnë përgjegjës për këtë çështje.

Pika e parë
Në pikën e parë konsiderohen si të humbura fondet e akorduara nga Ministria e Kulturës për projektin e adaptimit dhe shndërrimit të Piramidës në teatër dramatik kombëtar, fonde këto të prokuruara me konkurs ndërkombëtar dhe të lëvruara në favor të studios “Louis Berger” në një shumë prej 130 mijë eurosh.

Pika e dytë
Së dyti për zbatimin e projektit, pas procedurave të prokurimit, nga studio fituese është kontraktuar firma fituese greko- shqiptare “Orion sa & ak & art” me administrator Astrit Kuqi. Siç thuhet në dokumentin e dorëzuar nga PS, pagesa që ka shkuar në këtë rast në favor të këtij subjekti është mbi 2 miliard lekë.

Pika e tretë
Së treti thuhet në dokument sipas dispozitave të kodit civil, Ministria e Kulturës penalizohet për prishje të njëanshëm të kontratës me formën që po kryen rikonstruksionin.

Pika e katërt
Së katërti, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” është shpallur monument kulture dhe në këtë rast shembja e saj siç argumentohet në kërkesën e Partisë Socialiste shkel haptazi ligjin 9048 datë 7.4.2003 për trashëgiminë kulturore ku pikërisht përgjegjëse për zbatimin e tij është Ministria e Kulturës.

Pika e pestë
Në pikën finale në dokument shkruhet se objekti në fjalë nuk ka asnjë lloj leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, dhe Ministria e Kulturës si ent prokurues duhet të ishte pajisur me lejen përkatëse.

Koçi: Mbështes nismën e ish-presidentëve për ndryshim të Kushtetutës
PSV përshëndet nismën Moisiu-Mejdani për ndryshimin e skemës aktuale kushtetuese. Ndryshimi i Kushtetutës është pjesë thelbësore e programit politik të PSV. Në një deklaratë për shtyp kreu i kësaj partie, Petro Koçi, shprehet se është pro një referendumi për ndryshimet e Kushtetutës. “Partia jonë do shfrytëzojë çdo fuqi të saj për të nxitur pjesëmarrjen masive popullore me rastin e referendumit të mundshëm për këtë çështje. Kjo nismë bëhet edhe më e domosdoshme për shkak se ndryshimet kushtetuese të 21 Prillit 2008 përbëjnë shkakun kryesor të krizës së sotme politike në marrëdhëniet mes institucioneve themelore të shtetit. Kjo iniciativë është një shans i madh për opozitën për të korrigjuar gabimet e veta në marrëveshjen PS PD të 21 Prillit 2008. PSV i bën thirrje LSI ti bashkohet kësaj nisme meqë ajo ka qenë pjesë e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe për të dëshmuar se mbetet parimore për këtë çështje” thuhet në deklaratën e Koçit. PSV gjykon se nismës Moisiu-Mejdani duhet t’i bashkohen edhe personalitetet kryeministrore të PS, si Fino, Nano apo Majko.

Rama: Qeveria nuk na armiqëson dot me qytetarët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka inspektuar punimet në urën e re që po ndërtohet pranë Shkollës Teknologjike, e cila duhet të përfundojë para Vitit te Ri, me qëllim lehtësimin e trafikut në kryeqytet. Rama e theksoi se kjo urë ishte pjesë e projektit për ndërtimin e Unazës se Re, projekt i cili u bllokua nga qeveria. “Ne shkojmë përpara pavarësisht pengesave dhe bllokimeve që na rrisin pasionin për t’i bërë gjërat. Ne sigurisht që i realizojmë detyrat tona pavarësisht pengesave që hasim”, tha Rama. Projekti për ndërtimin e urës se re është financuar me kredi të marrë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ajo ka një gjerësi 30 metër, dy kalime me gjerësi 11.5 metër secili, ndarje në mes me gjerësi 1 metër dhe dy trotuare në anë të saj me gjerësi 3 metër secili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here