Greqia në krizë po shtrin duart drejt Shqipërisë dhe veçanërisht drejt detit shqiptar. Më shumë se një vit pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetues të paktit detar ku Shqipëria i fali Greqisë detin e jugut, helenët janë rikthyer për të kërkuar naftë nën det. Qeverinë e Athinës ka nisur një program kërkimesh për naftë dhe gaz në detin Jon, pranë ishullit të Korfuzit, në zonën e kufirit shtetëror me Shqipërinë. Greket besojnë në kufirin detar ndarës midis dy vendeve, ndodhen rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi dhe me të ardhurat e nxjerra prej shfrytëzimit të tyre, do të mund të zgjidhet një pjesë e mirë e krizës së borxhit publik që është duke përjetuar aktualisht fqinji unë jugor. Rezervat e naftës të përfolura nga qeveria greke mendohet të jenë pikërisht në zonën e përfshirë nga marrëveshja detare Greqi-Shqipëri, e hedhur poshtë disa muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte, kërkimet janë duke u zhvilluar në mungesë të një marrëveshje që do të përcaktonte hapësirat e të dy shteteve në këtë zonë.
“Shekulli” ka kontaktuar me Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha, njeriun që rrëzoi paktin detar me Greqinë. Në këtë intervistë, Pasha shpjegon problemet që mund të sjellë ky program i Greqisë dhe detyrimin e shtetit shqiptar për ndarjen e drejtë të kufijve ujorë.
Eshte fatale te lejohet shteti grek, te kontrolloj detin jon per ”nafte”!!!duke ditur ambicjet :per [vorio-epiri]dhe per reagimet esaj politike ne shume raste pa vend: ndaj Shqiperis…dhe Kosoves